“Do të bëjmë gjithçka për të liruar Fredi Belerin”, ministri i Jashtëm grek ‘zotim’ në parlament: Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE, duhet të…

0
Beleri

Ministri i ri grek ka risjellë në skenë çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës i arrestuar për shit-blerje votash

George Gerapetritis kushtëzoi madje rrugën e Shqipërisë në BE me lirimin e Belerit, kur tha se Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane.
Ai theksoi se do bëjnë gjithçka për lirimin e Belerit.

“Greqia mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe 20 vjet pas Samitit të Selanikut do të vazhdojë të marrë iniciativa për të përshpejtuar rrugën e tyre evropiane.
Sidomos në lidhje me Shqipërinë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund paraburgimit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane”, u shpreh Gerapetritis në seancën plenare të Kuvendit, në kuadër të debatit për deklaratat programore të qeverisë së re të Mitsotakis.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu