Kosova dëbon dy serbë për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” në veri

0

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb me inicialet S.J. dhe I.S., me gjashtë muaj burgim, me mundësinë e shndërrimit të dënimit në gjobë.

Avokati Lubomir Pantoviç i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paratë u janë dorëzuar autoriteteve, dhe ata do të kthehen në Serbi, më 3 gusht, shkruan REL.

“Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tri vjet”, ka thënë Pantovi֛.
Të dy personat janë arrestuar në fund të majit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërsa në fund të korrikut ata janë paditur nën dyshimet për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Zyra e Prokurorit në Kosovë, ka thënë paraprakisht se të dy personat kanë qenë duke “përgatitur veprime për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm” dhe ata janë në kontakt me “protestues të dhunshëm serbë”, të cilët janë përleshur me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj, para ndërtesës komunale të Zveçanit.

Në këtë konflikt janë plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra protestues të komunitetit serb

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu