Gjukanoviq për Abazoviqin: E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar

0

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se kryeministri me mandat teknik i Qeverisë malaziase, Dritan Abazoviq, do të mbajë përgjegjësi për tradhti politike për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai ka thënë se ajo është “tradhtia më e madhe që nga viti 1918 për Malin e Zi”. Teksa, Abazoviqi në njëvjetorin e nënshkrimit ka deklaruar se është i nderuar që ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Gjukanoviq ka përmendur mbështetjen që i kishte dhënë Abazoviqit për të marrë mandatin për kryeministër, si anëtar i një pakice të vendit. Ndërsa, ka thënë se e vetmja gjë me vlerë tek Abazoviqi është se është shqiptar.
“Le të kujtojmë se sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Parlament se ata nuk duan të sundojnë në keqkuptimet politike malaziase-serbe që kanë rrënjë të thella historike. Shumë njerëz e dinë se si i kundërshtova fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin se ne mbështesim një shqiptar që të bëhej kreu i qeverisë”, ka thënë ai, shkroi B92.

“E kam thënë dhe e përsëris: e vetmja gjë me vlerë tek ai është se ai është shqiptar”.

“Ai nuk e sheh se është i turpëruar politikisht për të gjitha kohërat”.

Vetëm rreth pesë muaj pas emërimit, Dritan Abazoviqit i ishte lëkundur posti i kryeministrit të Malit të Zi, për shkak të nënshkrimit në fshehtësi të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, e cila i jep asaj të drejta ekskluzive në vend, duke përfshirë eksterritorialitetin.

Më 20 gusht 2022, ishte votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë të drejtuar nga Abazoviqi. Mocioni ishte iniciuar nga partia Gjukanoviqit, DPS, pikërisht për shkak nënshkrimit të marrëveshjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu