Vangjel Dule kërcënon Edi Ramën: Kjo është vijë e kuqe, pasoja të rënda nëse nuk tërhiqesh

Date:

Share post:

Vangjel Dule një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e protestës në Himarë kundër vendimit politik për të penguar betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri është shprehur se kjo është vizë e kuqe dhe se nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda.

Dule ka theksuar se qytetarët e Himarës janë qytetarë që e duan lirinë dhe se nuk mundet ti pengojnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

“Protesta ishte një kërkesë nga qytetarët e Himarës për të organizuar një tubim të tillë dhe të shprehim mesazhin se vendi i Belerit nuk është në qelitë e Edi Ramës si burgosuri i tij politik por në krye të punëve të bashkisë së Himarës.

Pjesëmarrja mesazhi dhe vetë tempi i dhënë nga qytetarët është një dëshmi e qartë e ndjenjës së revoltës që ka shkaktuar çështja e sajuar e Ramës dhe personave në radhët e policisë dhe drejtësisë. Ky është momenti i një reflektimi përfundimtar dhe nuk do të tolerohet më nga qytetarët të cilët e kanë lirinë dhe barazinë si pjesë themeltare e tyre.

Himara ishte nja nga trevat e pakta që nuk ju nënshtrua perandorisë osmane, ruante marrëdhënie me Venedikun dhe Himara në vitin 1945 që i dha votë negative kundër komunistëve.

Burgosja e Belerit është burgosje ndaj lirisë dhe votës së lirë të qytetarëve por kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të tolerohet më”, tha Dule ne nje interviste në Syri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Qamil Gjyrezi prezanton: “Psikologjia e këngës popullore qytetare shkodrane dhe gjakovare’, në shkollën Prenk Jakova Gjakovë

Muzikanti dhe studjuesi Qamil Gjyrezi prezantoi në shkollën Prenk Jakova Gjakovë: "Psikologjia e këngës popullore qytetare shkodrane dhe...

Protesta që po lëkund nga themelet shtetin që kërkon të bëjë pazar me Shqipërinë

Shkruan Halil Teodori Ajo që deri dje dukej e pamundur, sot po merr formë para syve tanë. Në një...

Tejkalim i një proteste të zakonshme mjedisore apo pronësore!

Shkruan Zef Ndreka Nga videot dhe fotot e transmetuara gjatë këtyre ditëve në shumë media vizive dhe të shkruara,...

A thua mos je lugat?

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj A thua mos je lugat? E dhe mundësinë, me mendësi mortare Ngrite kala mashtruese mbi kombin tand Bastarde...