Bie Alfred Peza, drejtori i ri i RTSH Dritan Hila

0

Data 11 Shtator duket se po sjell ndryshimet e paparashikuara në Radio Televizionin Shqiptar. Nën presionin e Komisionit Parlamentar të Medias, Këshilli Drejtues i RTSH do të bëjë shkarkimin e Drejtorit të shumëkontestuar Alfred Peza.
Burime pranë Kuvendit konfirmojnë se Anëtarët e Këshillit do të bëjnë shkarkimin e Pezës me motivacionin e zgjedhjes së parregult të tij dhe një sërë shkeljesh që alarmuan organizatat ndërkombëtare të mediave, Transmetuesin e Evropian të Medias Publike EBU dhe OSBE.

Në rrugë jo zyrtare, 7 anëtarë të Këshillit do të votojnë për shkarkimin e Pezës mes tyre edhe Leka Bungo, kryetari i Këshillit të RTSH.
Kjo po ndodh edhe në dijeninë e Kryeministrit Edi Rama, pasi mësohet se nga zyra e shtypit ka dalë edhe emri i zëvendësuesit të Pezës. Ai do të jetë gazetari Dritan Hila. Hila ka qenë edhe më parë bashkëpuntor me kryeministrin pasi ka mbajtur pozicionin e zv ministrit të Mbrojtjes.

Lëvizjet duket se janë nxitur nga zhurma e madhe mediatike që përfshiu Radio Televizionin Shqiptar, mes shkarkimeve masive në kundërshtim me Kodin e Punës, alarmimit të ndërkombëtarëve dhe afro 100 dosjeve që me nisjen e shtatorit do të kallëzohen në Gjykatën e Tiranës. Dëmi ekonomik parashikohet të jetë reth 1.78 milionë euro, taksa të shqiptarëve që RTSh dhe jo shkelësit do të detyrohet të paguajnë për largime të padrejta nga puna.

Gjithashtu bezdisje për kryeministrin Rama ka shkaktuar edhe kaosi që pritet të përfshijë RTSH më datën 11 shtator, ditë kur të larguarit bashkë me shoqërinë civile do të zhvillojnë një protestë në ambjentet e televizionit.

Në media është shpërndarë edhe kjo listë me emrat e konfirmuar të të larguarëve që do të marrin pjesë:
Ermal Hoxha
Mimoza Haxhiaj
Irda Bushati
Elton Kadizi
Pano Xhixho
Gerti Selenica
Madalena Alla
Devis Xhaja
Erald Veshi
Mario Haxhiymeri
Elton Piero
Ditmir Krasniqi
Evis Bakshevani
Erion Dylgieri
Donika Daci
Melsi Qirici
Bledar Zaganjori
Biolanda Cuku
Gerald Gjeogjini
Ogert Peza
Elvis Bobo
Arjana Gjashta
Brisela Mehmetllari
Neritan Lula
Armando Ndreca
Gent Isufaj
Juli Germeni
Dritan Mile
Pluton Vasi
Arber Malile
Irdi Kazazi
Arben Sefullai

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu