Avokati përcjell fjalët e Radojiçiq: Vrasja e policit ndodhi aksidentalisht, më pas pati përleshje të ashpër

0

Terroristi Milan Radojiçiq ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës dhe se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviq, i cili sot lexoi letrën e Radojiçiqit.
Ai ka thënë se vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur “aksidentalisht”, derisa thotë se nuk është terrorist, por luftoi për “atdheun”.
“Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës ka ndodhur rastësisht dhe më pas ka pasur një përleshje të ashpër nga të dyja palët. Të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë për lirinë e popullit tonë”, tha ai, shkruan Danas.Ai tha se është i gatshëm “t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente të Republikës së Serbisë lidhur me këtë ngjarje”.
Ai e përfundoi fjalimin me fjalinë “Rroftë Serbia”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu