Deputetja britanike mbron Kosovën: Pse nuk ka ende masa për Serbinë?

0

Deputetja britanike Alicia Kearns ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për qëndrimin që janë duke mbajtur në raport me cështjen e Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X” ajo thotë se pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë sanksionuese.
“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, tha Kearns.
Kjo nuk është hera e parë që Kearns reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë përgjegjse Serbinë edhe për konfliket e mëparshme./f.s

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu