Ky kryebashkiaku socialist i Babloku, për 2 milionë euro dënonohet vetëm me 1 vit burg

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun socialist të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, duke e shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tucit i reduktohet dënimi në 1 vit burg. GJKKO ka caktuar ndaj Tucit edhe një dënim plotësues, siç është heqjen për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Me masë më lehtesuse, “detyrim paraqitje” gjykata vendosi për ish-administratorin e njësisë, Iballë, Ndoc Marku dhe për Durim Margjekajn.

Ish-kryebashkiaku Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e të martës së 12 korrikut bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, Ndoc Markun dhe Durim Markgjekajn.

Ai akuzohej nga SPAK se përmes veprimeve apo mosveprimeve të tij lejoi hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Dëmi i shkaktuar nga ndërtimi i kësaj rruge përllogaritet nga SPAK në vlerën 234 milionë lekë. Veç dëmit ekonomik, përllogaritet dhe dëmi mjedisor, për shkak të gërmimeve krahas në volume të konsiderueshme në zonën e pyllëzuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu