Dhëndri i Berishës refuzon të shkojë në qeli te Safet Gjici, e çojnë tek ‘313’

0

Një ditë pasi u la në burg nga GJKKO, Jamarbër Malltezi është dërguar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.

Ndërkohë, ditën e sotme ka nisur edhe sekuestrimi i pronave të tij.Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe ata të Antikrimit Ekonomik kanë nisur që në mëngjes aksionin për sekuestrot e pronave të Malltezit.Ata ishin në kompleksin e banimit “Magnet” që është ngritur pikërisht në ish-klubin “Partizani”, privatizimi i të cilit ka çuar në burg dhëndrin e Sali Berishës.

Oficerët janë takuar me përfaqësuesit e kompanisë që i kanë njohur me vendimin e gjykatës për sekuestrimin.Një ditë më parë Malltezit iu sekuestrua dhe vila në gjirin e Lalëzit.Sanksionet e gjykatës janë shtrirë dhe në banka, ku janë bllokuar 6 llogari, në euro, dollarë dhe lekë. Në total u sekuestruan rreth 250 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Në total janë 16 pasuri të paluajtshme në emër të Jamarbër Malltezit, që do të sekuestrohen.Mbi të rëndojnë dy akuza: “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu