Kryeministri Edi Rama duket se ka dërguar mesazhe të koduara te SPAK sa i takon hetimeve për kryebashkiaku e Shijakut dhe atë të Krujës. Edhe pse shprehet shpesh se ata që kanë ngrënë kumbulla pas shpine duhet të japin llogari para drejtësisë, nuk ndodh kështu si duket me të gjithë.
SPAK mori në pyetje 3 ditë më parë Artur Bushin e Krujës, pasi po hetohet për afera me ndarjen e banesave të reja për shkak të tërmetit shkatërrues. Po ashtu në hetim është dhe kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla. Ky i fundit u mor i pandehur për blerje votash, teksa po hetohet dhe për rindërtimin.
Por pak ditë pas këtyre zhvillimeve Rama i ka marrë në mbrojtje. Në Durrës, Rama i vlerësoi se të dy për rindërtimin duke i bërë karshillëk SPAK-ut ose duke i dërguar mesazh të koduar .
“Dua të bëjë një falënderim shumë të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Shijakut. Sepse ka qenë pararojë e gjithë procesit të rindërtimit dhe është absolutisht për tu falënderuar për lagjen e re në Shijak. Kur thoshim ne lagje Lugina do bëhet e re shijaksit na shihni dhe thoshin me vete çfarë të bëjmë nëse nuk kemi kë votojmë tjetër se ja u tregojmë ne Luginën.
Dhe kur flas për tërmetin nuk mundtë bëj kritikë për Tur Bushin sepse më në fund pasi doli nga të gjitha ferrat e ngatërresave të pronave në atë malin e Krujës dhe filloi puna dhe aty po ndërtohet në mënyrë mbresëlënëse. Janë rreth 22 pallate të reja që do ja u dorëzojmë familjeve të Krujës”, tha Rama.








