Forcat izraelite pretendojnë se kanë sulmuar shtëpinë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gaza.
Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se përdorën avionë luftarakë të mërkurën mbrëma për të goditur shtëpinë e kreut të byrosë politike.
Ata pretendojnë se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste” dhe “një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.
Hamasi sulmoi më 7 tetor Izraelin dhe që prej asaj dite mes dy vendeve ka pasur përplasje të përgjakshme.