Shkruan Zef Ndreka
Ikja e Berishës, do të pasojë ikjen e Ilir Metaj, shumë shpejt.
Akuzat nga SPAK-u janë gati dhe çdo proçes i drejtësisë mbi të është shumë i lehtë, i thjeshtë.
Bashkë me të tjerë që do e pasojnë menjëherë Berishën dhe Metaj, do të jenë edhe pushtetarë të sotëm të qeverisë Rama dhe më pas vetë kryeministri, i cili po luan rol i diktuar nga frika. Edi Rama po dridhet nga SPAK-u, i cili e ka të shënuar në grafikun e punëve parësore të tij. Por krahas të lakuarve që janë përmendur si të thirrur nga SPAK-u deri më sot, do vijojnë edhe të tjerë që e kanë vjedhur pa fre këtë vend e këtë popull, që kanë tentuar dhe kanë firmosur shitje territori duke përbërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, e duke u klasifikuar në tratti ndaj atdheut.
Arrestimet e pritshme të përsonazheve të sipër përmendur, sigurisht që kanë ndikuar dhe do ndikojnë fort në politikë, si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita.
Në këto momente, per Shqipërinë dhe shqiptarët, është një rëndësi e dorës së parë, të gjendën rrugët e një bashkimi të demokratëve të mashtruar, të gënjyer, por edhe të çoroditur nga hipnozat e Berishës dhe lufta e pa principtë brënda llojit, që per interesat përsonale të palëve, përçarë dhe ngatërruan demokratët e pafajshëm padrejtësisht.
Sidoqoftë, sot jemi përballë këtij realiteti, ku Foltorja pa moral po bie, ra Berisha, po bie Metaj etj.
Problemi është të bjerë edhe berishizmi!
Asnjë shenjë apo gjurmë e tij në PD nuk është pozitive në formacionin politik të opozitës. As trashgimtarët e tij në PD, as ato që vodhën dhe diskretituan shtetin nga 2005 deri në 2013.
Opozita e sotme, në rastin e PD-së, është pengu i përsonave dhe interesave të tyre të ndërthurura në marrëveshje të hershme, konkretisht i Berishës dhe Bashës. Ajo duhet çliruar përmes një proçesi ku demokratët dhe anëtarësia të ushtrojnë votën e lirë në përzgjedhjen e organeve drejtuese dhe të lidërshipit.
Herët a vonë ky proçes do të ndodhë. Më e udhës do të ishte të realizohej menjëherë, pa humbur kohë dhe në interes të demokratëve në radhë të parë dhe të vendit. Në të kundërt, nqs do qëndrojnë në llogoret apo frengjitë e selive të tyre këto pjesë të ndara të PD-së, jo vetëm që humbasim vite, por do qëndrojmë nën rregjimin e Ramës, per arësyen shumë të thjeshtë: Opozita e coptuar nuk merr pushtet!
Ndaj, është koha ti thërrasin mendjes dhe të bashkohen.
Formula dhe rrugë ka plot, por duhen gjetur ato, së pari me vullnet.
Kush nuk e dëshiron bashkimin e PD-së, hapur apo fshehur lufton për të mbështetur Ramën dhe le të qëndrojë në llogoret përsonale..!
Promoted Content