Ekonomisti i një firme inertesh në fshatin Gurëz në Kurbin është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës.
Sipas policisë ka ndërruar jetë ekonomisti S.M rreth 70 vjeç dhe ka mbetur i plagosur pronari i firmës Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.