Stano konfirmon takimin e kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 19 mars

0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka konfirmuar takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Beogradit, i cili do të mbahet më 19 mars në Bruksel.

Në një konferencë për medie ai tha se i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në Bruksel për të vazhduar diskutimet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Ky do të jetë një takim i kryenegociatorëve në Bruksel, të martën e ardhshme. Dhe sikurse kemi thënë pas takimit të parë, i cili i dedikohej çështjes së vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, më tepër diskutime do të jenë të nevojshme,” tha Stano.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu