Të shtunën është raportuar se një pacientit i është gjetur një telefon në stomakun e tij.
Pacienti N.N, e cili ishte duke u trajtuar për çrregullime depresive, pasi është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë, kanë vërejtur se në lukthin e tij është një telefon.
Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë, dhe ka përfunduar me sukses intervenimi.
Ndërsa është bërë e ditur se pacienti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm tek psikiatri.