Për miqtë e pabesë

Date:

Share post:

Shkruan Leonardo Nika
Për miqtë e pabesë
Para syve na përqafojnë
Pas shpine në pabesi na sulmojnë
Po ku je mor miku im
Vjen me dhe vrap me nxitim
Sa më kishte marrë malli për tju parë
Fillon gjasme duke qarë
Të thotë nuk harrohet buka e vjetër
Por brënda vetës fshehin diçka tjetër
Dy metra thikën e kanë në xhep
Veç po s’të panë në ndonjë cep
Dëgjoni këto që po ju them
Tani marrin jetën se kanë problem
Pikërisht këto miq që ju besoni
Janë maskuar mos harroni
Janë aktorë në opinion
Që as zoti s’i kupton
Janë mizorë me shpirt banditi
Mallkuar toka që i rriti
Janë banditë që nuk bëjnë zhurmë
Janë të kujdesshëm kur rrinë në turmë
Flasin bukur por me rrena
Por këto shquhen për prapaskena
Por këto i bëjnë hesapet pa hanxhinë
Se nuk e njohin perendinë
Personat në fjalë kanë harruar
E kush mbeti pa u ndëshkuar
Dikush më herët e dikush më vonë
Zoti këto monstra i dënonë
Do të përfundojnë nëpër spitale
Këto që kanë bërë veç skandale
Me sëmundje të pashërueshme
Asgjë për to nuk është e ngushëllushme
U shkaktuan të tjerëve lot
Se menduan se nuk kishte zot
Por ja që zoti ekziston
20 qershor 2024

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

“Sheikët” e Gjykatës Kushtetuese/ Apartamente, troje, e miliona: Zbardhen pasuritë e anëtarëve të Kushtetueses, a duhen hetuar nga drejtësia?!

Apartamente, troje, ullishte, garazhe, fonde investimi dhe të ardhura të konsiderueshme nga qiratë apo aktivitetet private të familjarëve....

Përfaqësuesit e Nënprefekturës Malësi e Madhe që ju drejtuan Asamblesë Kushtetuese të vitit 1928 që Shqipëria të shpallej Mbretëri dhe Ahmet Zogu- Mbret i...

Përgatiti Av. Ilir Kuka Kant Marashi, Caf Sadiku, Vat Marashi, Prenk Cali, Adem Haxhija, Ymer Beqiri.........etj. Zgjedhësit e dytë të...

Ura e Qytetit, Vorret e Vramë dhe Tërnova e Vogël Në gjurmët e një beteje të Skënderbeut që jeton mes historisë, gojëdhënës dhe...

Shkruan Halil Teodori Në Dibër, historia nuk është vetëm ajo që është shkruar në kronika. Ajo është edhe ajo...

Reforma territoriale u miratua me 85 vota, ndërsa opozita zgjodhi zhurmën në vend të alternativave

Shkruan Zef Ndreka Miratimi i reformës territoriale në Kuvend me 85 vota është një zhvillim i rëndësishëm politik dhe...