Për të dytën herë Skocia drejt referendumit për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

0

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka caktuar datën 19 tetor 2023, në të cilën synon mbajtjen e një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ajo i tha Parlamentit Skocez sot se pyetja që do të bëhej do të ishte e njëjtë si në votimin e 2014: “A duhet Skocia të jetë një vend i pavarur?”

Zonja Sturgeon tha se do t’i shkruante dhe kryeministrit Boris Johnson për ta informuar atë për planet e saj.

Kryeministri ka refuzuar vazhdimisht thirrjet e saj për një referendum tjetër, por kryeministrja Sturgeon shprehet e vendosur.

“Ajo që nuk jam e gatshme të bëj, ajo që nuk do të bëj kurrë është të lejoj që demokracia skoceze të jetë e burgosur e Boris Johnson ose e ndonjë kryeministri tjetër”, u shpreh kryeministrja Sturgeon.
“Vendosmëria ime është të siguroj një proces që i lejon popullit të Skocisë, qoftë po, jo apo ende për t’u vendosur, të shprehin pikëpamjet e tyre në një referendum ligjor, kushtetues në mënyrë që pikëpamja e shumicës të mund të vendoset në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Hapat që po hedh sot synojnë ta arrijnë atë.”, tha kryeministrja e Skocisë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu