Aleanca Demokristiane propozon Ligj per te luftuar Korrupsionin ne Drejtesi

0

Shkruan Zef Bushati

Në Drejtësi vazhdojnë “metodat” klasike. “Goditet” krimi, korrupsioni, arrestime, akuza, ndalime, denoncime,…proçedura hetimore ne kalendat Greke deri sa te harrohen e të mbyllen dosjet. Shumë zhurmë për asgjë. Është e vështirë për të mbledhur fakte. Ku ? Tek ne ? Në Shqipëri?

Këtu spiunët i gjen pa pagese. Ka me mijëra që “ vdesin” për te spiunuar, për tu bërë militantë e patronazhistë. Kriminaliteti, korrupsioni, droga, prostitucioni, nuk luftohen me propagande televizive apo me gazetare investigativ ( për të cilët kam respekt) por me Prokurore, Gjykates e Hetues të ndershëm që zbatojne Ligjin. Edhe Korrupsioni ne Drejtesi nuk luftohet me emisione propagandistike në TV, por me Ligj. ADK shpreh shqetesimin dhe protesten e saj ndaj te gjitha fenomeneve negative ne sistemit e Drejtesise, KLD, Prokurorise, Sistemit Gjyqesor, te cilet, edhe pse kane kaluar 34 vite ne nje “Sistem Demokratik” ende vazhdojne te vuajne nga plaga e zeze dhe e rende e korrupsionit ne sistem e ne rradhet e tyre. Drejtesia Shqiptare nuk do dale nga korrupsioni nese nuk perfshihet ne nje reforme te plote ligjore qe nga Keshilli i Larte i Drejtesise qe drejtohet nga Presidenti i Republikes,nga Prokuroria e Pergjithshme, nga Gjykatat e te gjitha niveleve, e deri tek juristi me i thjeshte. Gazetaret Investigativë, Presidenti i Republikes, Politika Maxhorance e Opozite, Deputetet dhe Organizatat jo Qeveritare flasin cdo dite, madje disa prej tyre edhe “cirren” ne emisionet propagandistike me titullin: “te luftojme korrupsionin”, bertasin shume per drejtesine e luften kunder korrupsionit ne drejtesi, por kjo eshte bere tashme e qarte se eshte vetem nje demagogji,nje propagande per aq kohe sa nuk do te ndermerret nje nisme ligjore per te parandaluar dhe denuar me ligj korrupsionin. Aleanca Demokristiane propozon nje pakete ligjore antikorrupsion te thjeshte e me kater pika: Sanksione te detyrueshme per gjyqtaret e shkalles se pare, per gjykatesit e shkalleve te tjera. Heqja nga kompetenca e KLD- se denimin e gjygjtareve, per te evituar cdo nderhyrje, dhe miratimin e ligjit per denim ndaj gjygjtareve.

1.- Kur nje Gjygjtari i prishet 1 vendim gjyqesor i dhene nga ai brenda nje viti duhet te largohet me ligj nga vendi i punes per nje periudhe 1 vjecare dhe te mos kete te drejte te ushtrimit te profesionit edhe si avokat.
2.- Kur Gjygjtarit i prishen 2 vendime gjyqsore te dhena nga ai brenda nje viti duhet te largohet me ligj nga vendi i punes per nje periudhe 3 vjecare dhe te mos kete te drejte te ushtrimit te profesionit edhe si avokat.
3.- Kur Gjyqtarit i prishen 3 vendime gjyqsore te dhena nga ai brenda nje viti duhet te largohet me ligj nga vendi i punes per nje periudhe 5 vjecare dhe te mos kete te drejte te ushtrimit te profesionit edhe si avokat.
4.- Kur Gjyqtarit i prishen 5-7 vendime gjyqsore te dhena nga ai brenda nje viti duhet te largohet me ligj nga vendi i punes dhe ti hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit si gjyqtar e njekohesisht te mos kete te drejte te ushtrimit te profesionit edhe si avokat.

Kjo pakete ligjore te plotesohet me sanksione jo vetem per gjyqtaret por edhe per prokuroret si dhe per te gjithe sistemin e drejtesise. ADK eshte e bindur se kur i gjithe sistemi gjyqesor te ndodhet perpara nje pakete te tille ligjore atehere, per te mbrojtur vendin e punes gjyqtaret do ti therrasin mendjes, nuk do bejne korrupsion e nuk do te tallen me sistemin e drejtesise pasi lene menjehere vendin e punes . ADK mendon se nje pakete e tille ligjore e bere nga qeveria per sistemin e drejtesise do te rrisi dukshem shkallen e gjykimeve ne marrjen e vendimeve te drejta per cdo proces qofte ky i lidhur me interesa e me individe ne pozite apo ne opozite dhe do te zvogloje shume shpejt fenomenin e korrupsionit ne Sistemin e Drejtesise si dhe ne shkurtimin e afateve kohore te gjyqeve. ADK mendon se kjo pakete ligjore mund te behet objekt diskutimi e debati per tu persosur, por shpreh njekohesisht edhe bindjen se nuk do te pelqehet e nuk do te perkrahet nga mjaft politikane te cilet nuk jane te interesuar per te vendosur rregulla te rrepta ligjore ne pushtetin gjyqesor. Nuk do te pelqehet vecanerisht nga ata e politikane qe kane procese te hapura me drejtesine dhe qe po ushtrojne presion ndaj SPAK, KLP, Prokurorise e Gjyqesorit, si dhe ndaj organeve te tjera te drejtesise per tu shpetuar proceseve dhe denimeve qe i kercenojne si rezultart i perfshirjes se tyre ne aferra korruptive. ADK shpreh bindjen se pa nje ligj qe parashikon denime nuk do te kete kurre drejtesi dhe mjaft prokurore, gjyqtare, avokate,zyrtare,politikane e deputet do te vazhdojne te abuzojne e te tallen me qytetaret shqiptare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu