SAhkruan Zef Ndreka
Ky është kryelajmi jo vetëm për qytetarët e Bashkisë së Lezhës, por për të gjithë pushtetin lokal anembanë Shqipërisë.
Gjithashtu, është lajmi i mirë edhe për qeverinë, e cila e nxorri sot zyrtarisht të parën nga lista e borxheve Bashkinë e Lezhës.
Takimi në Pallatin e Kulturës i mbushur si rrallë ndonjëherë, plot entuziast për suksesin e arritur nga stafi i Bashkisë, nga Kryetari i saj Pjerin Ndreu i cili ndriçoi rrugën tre vjeçare të shlyerjes së borxheve prej gati 45 milion eurosh dhe njëkohësisht duke punuar në shërbim të komunitetit dhe investime.
Megjithë kohët e pa përshtatshme që lidhën me shkatërrimet e tërmetit si dhe pandeminë Covit 19, bilanci financiar i Bashkisë së Lezhës më në fund doli nga borxhet, jo vetëm duke i zeruar ato, por edhe duke dhënë plot shpresa për një Bashki elitare në Shqipëri.
Projektet e zhvillimit të planifikuara për ujësjellës-kanalizime, të rrugëve rurale në çdo fshat e zonë të thellë, ndërtimi i Muzeut të qytetit, i parkimit dhe mjediseve dëfruese për qytetaret, ngritja e një kompleksi modern për moshën e tretë, përcaktimi me largpamësi i turizmit më elitar të bregdetit, janë sfidat e dy viteve që presin të realizohen.
Puna flet vetë.
Populli thotë një fjalë të urtë: Kush punon edhe kritikohet.
Por për hir është së vërtetës, edhe nga opozita nuk dëgjohen as kritika për Bashkinë. Ka përjashtime tek disa militantë të vërbuar që thellë thellë në privatësi, pranojnë të kundërtën…
Sot Lezha vërtetë ndjehet krenare, dhe më e sigurtë se asnjëherë në përparimin dhe mirëqenien e saj.
Suksese e mbarësi më tej Lezha.
Pastë këmbën e mbarë për gjithë pushtetin lokal të pjesës tjetër në vend.
Promoted Content