Shkruan Zef Ndreka
Tashmë të gjithë.e kanë të qartë se vendi ynë ka mbetur pa opozitë.
Kishte vite që ndjehej kjo, për shkakun e thjeshtë se partitë politike sa herë kanë marrë pushtetin kanë devijuar nga zbatimi i programeve për të cilën janë votuar, duke u zhytur në korrupsion dhe ne përfitime të paligjshme. Ka ndodhur pothuaj me të gjitha qeveritë dhe qeveritarët, sidomos në mandatët e dyta qeverisëse.
Sigurisht, më të artikuluarit nga drejtësia e re, janë Berisha, Meta dhe një pjesë e ministrave socialistë të cilët tashmë janë të arrestuar ose trokasin në dyert e SPAK-ut.
Për shkakun e pasurimeve marramendëse, vazhdimisht është mbajtur nën presion sistemi i drejtësisë, deri në shkatërrimin e saj, gjë për të cilën Amerikanët financuan strukturat e reja për ta shpëtuar këtë vend nga pandëshkueshmëria.
Kaq zullume kanë bërë gjatë qeverisjeve sa do të duhet kohë shumë për të arritur ti gjykojnë, pse jo edhe të marrin dënimin.
Kokëfortësia e Berishës sidomos dhe e Metës, për të përfshirë në hallet e tyre përsonale e familjare partitë e tyre respektive, PD dhe PL, e kanë shkatërruar opozitën tërësisht duke i bërë një dëm tjetër të madh vëndit.
Asnjëherë nuk kanë menduar e vepruar si burra shteti apo si udhëheqës të këtij vendi, përkundrazi.
U janë errësuar sytë, ashtu siç ka ndodhur dhe po ndodh me vullnetarët e tyre që i ndjekin verbazi. Edhe pse e dijnë shumë mirë se Berisha vetëm po e fundos opozitën, përsëri një pjesë të demokratëve i shohim të gatshëm njëlloj si dikur vullnetarët e Enverit. Një pjesë e madhe e tyre, sigurisht e bëjnë dallimin dhe janë të bindur në shkatërrimin e opozitës e cila vazhdon rënjen e lirë, deri sa në 2025 të përplaset e të shkatërrohet plotësisht. Por “mbështetja” ndaj non grat-ës vazhdon për hallet përsonale të tyre dhe thjeshtë për të zënë ndonjë vend të sigurtë në listat e kandidatëve në zgjedhje.
Pra shumë e thjeshtë:
– Berisha përdor PD-në për hallet përsonale e familjare.
– Disa “demokratë” përdorin Berishën për hallet e tyre përsonale për tu bërë deputet.
Për opozitën askush nga foltorja nuk interesohet më.
Partitë e tjera të opozitës janë parti ende të pa organizuara, por që me programet e tyre janë më të qartë se pengmarrësit dhe pengmbajtësit e opozitës.
Në këto kushte, kur asnjë dritë nuk duket në horizont, përse qahet opozita?!
Çfarë konsensusi kërkon me Ramën për qeveri teknike?!
Askush nuk të dhuron pushtet. As në tavolinë, Ndaj, e rrugës është qartësia dhe bashkimi në opozitë rreth vlerave, larg non grata-ve dhe minuesve të demokracisë.
Demokracia është votë. Vetëm ajo të ngre dhe të ul.
Sondazhet e fundit, forcën më të madhe opozitare PD-në e nxjerrin me 15%.
Përse nuk e analizojnë këtë?!
Apo, mjafton të zgjidhën rreth 30 deputet kamikaz të Berishës dhe opozita të vazhdojë rënjën e lirë?! Kjo është opozita që kërkon të bëhet alternativë pa numra, pa vota, pa besim?!
Apo të jetë nesër një mburojë anti-spak!
Sa poshtë ka rënë opozita, sa poshtë!