Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

0

Në parlamentin e Serbisë ka pasur një konfrontim fizik mes deputetëve pasi ata të opozitës fillimisht kanë ngritur pankarta pas miratimit të rendit të ditës, e më pas kanë tentuar fizikisht të pengojnë fillimin e diskutimit kur kanë ardhur anëtarët e qeverisë.

Sipas mediave të huaja, përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse të Aleksandar Vuçiçit qëndruan në një lloj muri të gjatë rreth podiumit.

Dhe deputetët e opozitës u bërtitën atyre “Vrasës, vrasës”, duke iu referuar katastrofës në Novi Sad, ku 15 persona vdiqën në rënien e kulmit në stacionin e rindërtuar, gjë që çoi në një sërë protestash në Serbi.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë, e cila ka tentuar të qetësojë deputetët.

Siç raportohet më tej, një incident ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu