Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën 11 maj, 2025 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas konsultimeve me paritë kryesore në vend dhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Begaj ka caktuar datën 11 maj.
Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025. Ndërkohë që në njoftimin për shtyp të presidencës argumentohet arsyeja përse u zgjodh kjo datë.
“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.