Konservatorët i bëjnë ftesë publike Edi Ramës

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Ftesë Publike.
Zotit Edvin Rama.
Larg duart e krimit, mos grabit edhe zgjedhjet 2025
Presidenti i Republikës Z. Bajram Begaj dekretoi ditën e Zgjedhjeve për Kuvëndin e Shqipërisë, Legjislatura e XI
Datë 11 Maj 2025
Konservatorët e kanë anatemuar presidentin BB si të papranueshëm dhe jo legjitim në dekretet e tij sepse :
Ka shkelur sistemisht dispozita kushtëtuese.
1 – Ka pritur dhe caktuar ditën për zgjedhje atë datë që kanë paralajmëruar në mënyrë të njëanëshme drejtuesit e Partisë Socialiste.
2 – U anashkaluan propozimet e partive dhe individëve Opozitarë për datën 5 Maj 2024
3 – Presidenti BB është nën takim hetim nga SPAK
4 – Presidenti BB është zgjedhur në kushtet e protokollit të grushtit të shtetit në Korrik 2022
5 – Kryetari i “Partisë Kombëtare Konservatore Albania” Kujtim Gjuzi i bën ftesë :
Kryetarit të PKSH – PPSH sot “Partia Socialiste” pinjollit rilindas Edvin Rama të ndalojë vijimësinë :
Patronazhimi komunar 80 vjeçar vrastar, presionin me banda kriminale për blerje të Votës në burim, tjetërsim të Votës së Lirë në zgjedhje të viteve 2015 – 2019 – 2021 – 2023 për të cilën qytetarët Shqiptarë brënda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë nuk duhet të pësojnë më grabitjen e rradhës për Votë të Lirë të bllokuar e kriminalizuar nga viti 1945 – 2023 në RSH
Kryeministër mbaj duart larg të paktën një herë nga Korbat dhe Çorbat hajna rilindas, pinjollë të krimit Komunar, ata duhen domosdoshmërisht të rrijnë larg zgjedhjeve 2025
“PKKA”
Departameti për Zgjedhje.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 06/12/2024
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu