Shkruan Qamil Gjyrezi
Akuzat e Sali Berishës nuk kanë asnjë vlerë politike, sociale, kulturore në 34 vite. Disa media on-line po publikojnë deklaratën e Berishës, për Gazmend Bardhin kur e akuzonte për bashkëpunim me Suel Celën në Elbasan. Të dy sëbashku Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi, janë modelet më të pa vlera me deklaratat e tyre në këta 34 vite. Në këtë kontekst Z Lulzim Basha shkruan në statusin e tij në F.B.: ‘As Sali Berisha vetë nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshehur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë. Në fund të fundit çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij tha “që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë”. Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë P.D.-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë. Shqipëria meriton më shumë! Po botoj komentin tim në statusin e Z. Basha: ‘Berishën nuk e kemi kuptuar, për shkak të deklaratave të tij pa vlerë politike në 34 vite. Në të gjithë karrierën e tij politike, Berisha ka përdorur me shumë takt psikologjik e linguistik, denigrimin, linçimin, dizinformimin, degradimin e kundërshtarit politik dhe brenda llojit, sipas modeleve staliniane të KGB-së. Koha e vërtetoi që demokratët janë manipular keq nga Sali Berisha dhe sot nuk ka arësye ti besojnë përsëri. Personalisht më kujtohet loja që bënte me deklarata me Fatos Nanon, duke punuar për të sjellë në krye të P.S.-së, Edi Ramën dhe realizuar ndryshimet kushtetuese në 2008, lojë që vazhdon edhe sot në 2024. Paturpësisht Berisha denigroi Lulzim Bashën, politikan kandidaturë për Kryeministër dhe shume racional i parimeve dhe besnik në karakter. Berisha ne 34 vite ka punuar me politikanë të cilët, kanë patur një të kaluar të dyshimtë para dhe mbas viteve 90-të si ish-agjent i Ramiz Alisë, pinjoll i Klanit Kapo dhe ka infiltruar me te majtën, në kurriz të djathtëve dhe liberalëve. Strategjia e Berishes denigro e pastaj bashkëpuno me kundërshtarët politik jashtë dhe brënda llojit ka marre fund si politikë pa vlerë euroatlantike’.
Promoted Content