Edi Rama sulmon kundërshtarët: Zgjedhjet i fiton PS, mos digjni votën kot për disa bufa kënete

0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është shprehur me binjde të plotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Në fjalën e tij në Kuvendin Rinor Kombëtar të PS, Rama bëri thirrje se Partia Socialiste është e vetmja që mund të përmbushë vizionin Shqipëria 2030, me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosimi përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kiryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së”

Rama pati dhe një apel për të rinjtë që më 11 maj do i drejtohen kutive të votimit, duke sulmuar kundërshtarët e tij,

“Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë”.

Sipas Ramës, të gjitha forcat e tjera politike nuk e kanë eksperiencën dhe energjinë e PS për ta ndryshuar Shqipërinë.

“Kjo është forca politike që ka bërë më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike të marra së bashku. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se kjo e jona dhe asnjë forcë tjetër nuk është më e re sesa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë sesa kjo e jona dhe asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë energji sesa kjo e jona. Te asnjë forcë tjetër vota nuk sjell asgjë të re.

Prandaj vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë.

Ne kemi në dorë të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, amanetin e Skënderbeut, të rilindasve, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve të luftës, të martirëve të diktaturës dhe të bëjmë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve brez pas brezi, duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne”, tha Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu