Diçka nuk shkon në SPAK që u zëmërua Edi Rama

0

Shkruan Spartak Ngjela

Rama sapo foli në televizion për kryetarin Erion Veliaj.

Foli thuajse në çorientim, dhe pa logjikë juridik, prandaj ne deri tani nuk po dallojmë asgjë juridike në funksion të akuzës kundër të arrestuarit Erion Veliaj.

Por duhet thënë se mbrojtja që bëri Rama në TV nuk e ndihmon Erjon Veliajn.

Duhet të lërë avokatin e Erjonit të flasin, se Rama nuk arrin të kuptojë, ngaqë ai vetë nuk di fare se si arsyetohet, e ku dhe si mbështetet një akuzë penale që ajo të jetë me forcë juridiko-penale.

Është e vërtetë që Erion Veliaj ka punuar me shumë sukses në Tiranë. Dhe kjo është e provuar me fakte në funksion të zhvillimit monetar, dhe sidomos, me formën e një arkitekture moderne që realisht po i jep Tiranës.

Por ligji është ligj.

Ndërsa, pikërisht këtu fillon edhe mbrojtja, sepse shumë gabime të një kryetari bashkie, apo edhe një kryeministri, shpesh bëhen pa vullnetin e tij.

Por fajësia në këtë rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kërkon domosdoshmërisht që veprimi i tij duhet të jetë kryer me dashjen e drejtpërdrejtë të kryetarit.

Dhe këtu fillon edhe mbrojtja juridike.

Gjithsesi duhet të jemi të qartë se ka një numër jo të vogël të të akuzuarve në rangje të larta në Perëndim, që sapo ka filluar procesi i tyre penal, kanë ditur që të mbrohen juridikisht brenda metodës që shpjeguam më lart.

Gjithsesi, çështja Veliaj është një crucifix percolos (udhëkryq i rrezikshëm), sepse nuk dihet ende realisht se çfarë ka ndodhur.

Po SPAK, a mund të ketë gabuar në analizën dhe gjykimin e dëshmive e të provave shkresore në sferën financiare? Kjo pritet për t’u parë.

Të shohim.

Tamam – tamam nuk mund të kuptohet, që në këtë stad të hetimit penal, se si mund të shkojë realisht një hetim i këtij lloji.

Dallonte në intervistën e tij për këtë çështje, se Rama ndihej i shqetësuar.

Por gjithçka është në SPAK, dhe prandaj Rama e di mirë se ku është.

Kurse Erjon Veliaj duhet të ketë mbrojtje të nivelit të lartë në këtë proces penal..

Rama duhet të kuptojë atë që edhe ai e di, që SPAK nuk drejtohet nga ekspertiza shqiptare.

Gjithsesi unë betë, do të kuptoj diçka profesionalisht kur të dëgjoj në media analizën e avokatisë Veliaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu