Shkruan Zef Ndreka
– Së pari, duhet theksuar se garanci e fitorës së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të radhës është Berisha non grat-a në krye të opozitës.
– Së dyti që e përforcon më tej rezultatin është vëtë Kodi Zgjedhor i dakortësuar nga dyshja Rama-Berisha, për të sfiduar partitë e reja duke polarizuar elektoratin në maksimum dhe per t’iu rrëmbyer me ligj votat e pamjaftueshme që nuk prodhojnë deputet.
Le të analizojmë paraprakisht çfarë mund të ndodhë me 11 Maj.
Shqipëria ka 12 qarqe.
Popullata sot që banojnë në vend, është e përqëndruar kryesisht në Tirane, Durrës, Fieri, Elbasan,Vlorë, Korçë, Berat etj.
Nga Fush-Kruja deri në Tropojë, nga Dibra në Shkodër, katër qarqet që konsiderohet si të veriut kanë gjithsejt 26 mandate deputetësh.
Edhe sikur të ndodhë hataja në këto 4 qarqe pa peshë përcaktuese për fatin e pushtetit, edhe sikur PD-ja të dalë fituese për shumë arësye më tepër mentalitetësh, rasti do të ishte maksimal që PD-ja të marrë deri në 14 mandate dhe PS-ja 12 mandate.
Por, përmbytja si zakonisht ndodh në 5 qarqet e Shqipërisë së Jugut që prodhon 49 mandate deputetësh. Edhe këtu PD-ja, historikisht nuk ka marrë më tepër se 18 deputet, kur kishte pushtet lokal e qëndror.
Shqipëria e Mesme ku po fusim Tiranë, Durrës, Elbasan, prodhojnë plot 65 mandate deputetësh. Nga këto 65 deputet, PS ka marrë përherë pa e ekzagjeruar plot 34 mandate. Ndërsa PD në rastin më të mirë në historinë e saj ka marre 31 deputet.
Shumë thjeshtë lind pyetja:
Si do të fitojë opozita?!
Ku do e marrë numrin e deputetëve për të kaluar numrin 71?!
Llogjika që përdorëm na tregon se gjithë opozita nuk merr më shumë se 60 deputet, pa llogaritur votat e humbura kryesisht opozitare që marrin partitë e tjera, Shqipëria Bëhet, Mundësia, Koalicioni Euroatlantik, PSD-ja etj.
Këto vota, e përkeqësojnë situatën e opozitës.
– Së treti, strategjia dhe taktika e PD-së duhej të ishte ndryshimi i përfaqësimit, jo me njerëz që si kredo kanë vetëm besnikërinë prej badigardi ndaj Berishës, duke qënë dhe mbetur thjeshtë kamikazë dhe njerëz apolitikë.
Më këto lista, sidomos të mbyllura që ka përcaktuar Berisha, ia arriti ta ndërtojë kalanë mbrojtëse pas 11 Majit me ledhat e tij.
Të shohim si do shkojnë zgjedhjet, dhe sa real do të jetë parashikimi, kur Berisha do të tundohet përsëri të dorëhiqet nga humbja, pavarësisht problemeve me drejtësinë.
Atëhere, nuk do ketë më vend strategjia e mosbindjes civile për votat e vjedhura dhe manipulimin e tyre….