Përse shqiptarët në fushata elektorale po përballën vetëm me programe të majta elektorale? Ç’po ndodh në Shqipëri?!

0

Shkruan Zef Ndreka

A ka shqiptarë që besojnë në programe të djathta nqs ekzistojnë dhe a ka forca politike të djathta në Shqipëri?!
Janë pyetje që bëhen rëndomë, sidomos kur televizionet shfaqin “të djathtët” e koalicionit të majtë të Berishës.
Hap TV dhe në çdo kanal televiziv të shfaq vetëm e vetëm politikë.
Hap cel dhe çdo rrjet social e gjen të mbushur vetëm e vetëm me politike.
Në kafe e biseda të lira vetëm politikë!
Vetëm tek porta e frigoriferit nuk shohim lidër politik, sepse frigoriferi është zgjedhur të mbaj fresk dhe ta ruan freskinë, edhe pse në “heshtjen” dhe me heshtjen e tij, ka më shumë politikë!
Kalojmë tek pyetja e parë:
Përse shqiptarët përballën vetëm me programe të majta?!
Për të sqaruar më thjeshtë lexuesit, partitë konkurente për pushtet, garën e kanë brënda llojit duke kërkuar të “shigjetojnë” shumicën absolute të elektoratit shqiptarë që është realisht i majtë.
Janë rreth 80% e votuesve të majtë që votojnë PS-në dhe PD-në, nga këto, respektivisht në raportët 60% me 40% në favor të PS-së.
Gara ndërmjet tyre vetëm forcon të majtën!
Kjo garë në fakt, mbetët e pa kuptimtë, sepse e majta konservatore historike dhe ideologjike e ka shtëpinë e vet tek PS-ja.
Çfarë do dhe çfarë kërkon programi tejët i majtë i PD-së, kur vendi dhe hapsira e tij është e bllokuar?!
Të jetë paaftësi politike për të punuar “në tokën” e vet , apo ndonjë mision për të shkatërruar pluralizmin ashtu siç shkatërroi dhe minoi drejtësinë në Shqipëri?!
Ndaj, gënjej e gënjej se diçka do mbetët, është motoja e vetme e punës të demokratëve që kur flasin për taksa, për solidaritet, për familjen, për pronën po kërkojnë atë që e kanë patur në dorë për ta bërë, por që kanë bërë të kundërtën.
Nga një analizë e sondazheve më të fundit rreth rrezultatit të zgjedhjeve, ku rezulton se PS-ja e vetme merr rreth 48% dhe PD-ja me koalicionin “gjigand” rreth legjendes non grat-a rrotullohet në shifrat e 30%-it, shikohet qartë trendi i votimeve, edhe pse fushata sapo ka filluar zyrtarisht, dhe pse motorrët e partive dhe kandidatëve sapo janë ndezur por nuk janë ngrohur ende.
Po rreth 20% të votave të shqiptarëve, nga anojnë?
Sigurisht, që fushata pothuaj ka mbaruar, tani pritet të bëhen vetëm llustrat e fundit.
Partitë e reja dhe të vogla gabuan dhe do t’iu rezultojë e tillë vetëm pas 11 Majit, kur zhgënjimi i tyre do jetë maksimal. Thjesht për arësyen e ego-ve të drejtuesve të tyre që nuk pranuan të bëjnë koalicione parazgjedhore dhe të krijonin realisht polin e tretë të nevojshëm për vendin. Por kryetarët e partive, ndoshta me të drejtë zgjodhën të shohin e të matin forcën përsonale. Por kjo, dëmton rëndë spektrin politik, ngjyrat e tij dhe vetëm sa rizgjat edhe pak kohë non grat-ën si pengmarrës dhe përçarës.
Sido qoftë, edhe në këtë fushatë, shqiptarët e kanë të qartë se nuk kanë alternativë pushteti dhe vazhdimësia e socialistëve mbetët e sigurtë dhe krejtësisht e pacënueshme.
Dhe, për të mirën e vendit, kështu duhet të ndodhe. Që demokratët, pas 11 majit, të guxojnë e të kërkojnë ta largojnë mashtruesin Berisha që nuk i sjell asnjëherë në pushtet…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu