Kokëfortësia dhe azili në PD

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka shumë vite që sido të kenë evoluar ngjarjet politike ne Shqipëri, vërehet lehtë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim.
PS-ja mban numrin e votuesve dhe rrit numrin e deputetëve, ndërsa nga PD-ja si forcë e parë opozitare, shihet qartë se çdo herë ka dështuar.
Asaj i zvogëlohet në çdo zgjedhje lokale e parlamentare numri i votuesve. Me 11-Majit arriti numrin më të vogël në historinë e saj politike. Pavarësisht se sa numra ka bashkë me opozitën në tërësi, ato nuk janë të mjaftueshme për asgjë.
Dhe kjo situatë ka ardhur për shumë arësye.
E para mbetët non grat-a dhe azurpimi i PD-së nga ai dhe klani i vogël i tij që u ngjesh në bidonin e listave të mbyllura të PD-së, dhe kryesorja kokëfortësia e Berishës, që me çdo mjet e formë të dominojë e të mbajë nën kontroll të plotë këtë pjesë të elektoratit, vetëm me një qëllim: të përdorë PD-në për interesa përsonale e familjare dhe ta mbajë atë në opozitë, me kushtin që të jetë kryeopozitarë!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse tallje me demokratët dhe qytetarët.
Pse kjo kokëfortësi?!
Përse nuk largohet nga drejtimi i PD-së si humbës për ti hapur rrugën zgjedhjeve të reja ne parti?
Sjelljet dhe veprimet politike, akuzat pa bazë dhe shumë herë anti shqiptare të Berishës, e kanë kthyer PD-në në një azil. Kokëfortësia e tij, egot e sëmura të tij, apo misioni i tij që po mbaron, nuk e lejojnë PD-në të ecë përpara.
Azili politik në PD, tashmë është fakt, sepse
ndikimi për jetë a vdekje i Sali Berishës brënda PD-së, është dominant.
Edhe pse kufomë politike, ai është thjeshtë një hije në politikën shqiptare, por është influencë reale deri në frymën e fundit që e ka fituar me dhunë në PD. Ky është problemi.
Berisha, autoritetin në PD nuk e ka të fituar, por e ka të imponuar. Asnjëheëë nuk e ka merituar atë.
Fakti se Berisha sot ka autoritet absolut në PD, nuk është faji i tij. Është modeli me yes-men dhe memecë që ka ndërtuar për ti bërë fresk gjithë jetën.
Me këtë PD dhe me Berishën nuk ka alternativë për ta rrëzuar modelin e Edi Ramës.
Opozita duhet të bëhet e aftë, e zonja me figura të reja dhe projekte fituese. Ajo duhet të bëhet e përgjegjëshme, e jo të vazhdojë të mbaje Berishën i cili po vazhdon të asgjësoj pak nga pak PD-në, vetëm nga kokëfortësia e tij…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu