Një shprehje e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë.
“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.
“E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj”, iu drejtua deputeti i PD-së.
Belind Këlliçi ironizoi duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë pasi, sipas tij, ka shpikur mikrotoponim të ri.
“Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh ai.
Pjesë nga replikat në sallë:
Niko Peleshi: Për procedurë z. Balluku, Këlliçi (Shkakton të qeshura në sallë)
Belind Këlliçi: E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj
Niko Peleshi: Ndjesë për lapsusin
Belind Këlliçi: Balluku ka një meritë se na ka shpikur një mirkotoponim të ri, tuneli i Llogarasë që nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe.








