Carlo Bollino, rezulton i përfshirë në dosjen e SPAK-ut me përgjimet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe vartësin e saj, drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberi. Sipas materialeve hetimore, Bollino dyshohet se ka përfituar qindra milionë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në pasazhe të dosjes hetimore, të siguruara nga SYRI, zbardhet një bashkëbisedim mes Ballukut dhe Berberit, ku diskutohet roli i Carlo Bollinos në ndërmjetësimin e personave të tretë që interesohen pranë ministrisë dhe ARRSH-së për projekte dhe pagesa.
Gjatë këtij komunikimi, flitet konkretisht edhe për shumat e parave që Bollino ka përfituar nga ARRSH-ja. Sipas mesazheve, Ervis Berberi shprehet se ka paguar fillimisht 28 milionë lekë të reja (280 milionë lekë të vjetra), më pas 3 milionë lekë të reja (30 milionë lekë të vjetra), ndërsa në muajin qershor do t’i jepej edhe një shumë tjetër prej 39 milionë lekësh të reja (390 milionë lekë të vjetra), që sipas tij përfaqësonte diferencën e mbetur.
Këto komunikime, sipas dosjes hetimore, hedhin dritë mbi përfshirjen direkte të Carlo Bollinos dhe përfitimet financiare të konsiderueshme që ai ka marrë nga ARRSH-ja, duke ngritur dyshime serioze për marrëdhënie klienteliste dhe përdorim të fondeve publike.
Dosja e SPAK-ut pritet të sjellë zhvillime të reja, ndërsa përgjimet po konsiderohen prova kyçe në hetimin e kësaj çështjeje me interes të lartë publik.
Sheiku Carlo Bollino drejt Burgut, i lidhur me grupin e strukturuar kriminal të Belinda Ballukut
Promoted Content








