Interesi gjeostrategjik i SHBA për Shqipërinë dhe Kosovën

0
Shkruan Zef Bushati
Presidenti Trump dhe Interesi gjeostrategjik i SHBA për Shqipërinë dhe Kosovën. E fillojmë me Pozicionin Strategjik në Ballkan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Ballkanin si zonë kalimtare mes Europës Qëndrore, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut. Shqipëria ka dalje në Adriatik dhe Jon që është korridor natyror drejt Mesdheut. Kosova ndodhet në zemër të Ballkanit dhe është pikë balancimi në mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Për SHBA, kjo do të thotë frenim i ndikimit Rus. Kontroll i influencës Turke dhe Kineze. Stabilitet në një rajon historikisht konfliktual.
E dyta është interesi ushtarak dhe i sigurisë, NATO dhe baza strategjike, Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009. Ndërkohë Kosova ka KFOR-in forcë paqeruajtëse e drejtuar nga NATO dhe Bazën Amerikane Camp Bondsteel. Camp Bondsteel është një nga bazat më të mëdha amerikane në Europën Juglindore. Kjo i jep SHBA prani direkte ushtarake në Ballkan. Kontroll të shpejtë operacional në rast tensioni.
Pikë survejimi strategjik ndaj Serbisë dhe ndikimit Rus. E treta është Interesi politik. SHBA synon konsolidimin e shtetit të Kosovës si fakt i pakthyeshëm. Stabilitet institucional në Shqipëri. Model “pro-perëndimor” në Ballkan. Kosova është një investim politik i drejtpërdrejtë amerikan (1999). Stabiliteti i saj është edhe çështje kredibiliteti për SHBA në arenën ndërkombëtare. E katërta është Interesi ekonomik. Ekonomia nuk është arsyeja kryesore, por ka elementë të rëndësishëm. Burime minerare në Kosovë (linjiti, Trepça). Portet shqiptare, burimet e naftës dhe korridoret energjetike.
Projekte infrastrukturore dhe energjetike rajonale. SHBA nuk ka investim gjigant ekonomik si në Gjermani apo Francë, por ka interes strategjik afatgjatë për siguri energjetike dhe stabilitet tregtar në Adriatik. E pesta është Interesi ideologjik dhe simbolik. Shqipëria dhe Kosova janë ndër popujt më pro-amerikanë në botë. SHBA ka krijuar një histori “çlirimi” në Kosovë. Një rajon pro-amerikan në një zonë me ndikim Rus është fitore. Ok. Këto janë interesa të Trump dhe SHBA. Po Shqipëria çfarë interesi dhe çfarë përfitimesh ka nga marrëdhëniet me SHBA ?? Pa SHBA, Shqipëria do të ishte thjesht një vend periferik ballkanik. Me SHBA, ajo bëhet një “partner strategjik”.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu