Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se vendimi për të lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat britanike për operacione ushtarake përbën “pjesëmarrje në agresion”.
Deklarata u bë gjatë një telefonate me Sekretaren britanike për Punët e Jashtme.
Araghchi kritikoi gjithashtu qasjen e Londrës, duke e cilësuar atë si “negative dhe të njëanshme”, dhe kërkoi ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me SHBA-në.
Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulmet e para ndaj Iranit. Më vonë, ajo dha miratimin që këto baza të përdoren për operacione mbrojtëse kundër sulmeve me raketa iraniane.
Nga ana e saj, Downing Street theksoi se Britania nuk ka marrë pjesë në sulmet fillestare dhe nuk synon të përfshihet në një konflikt më të gjerë.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Londrën për mungesë angazhimi më të madh në këtë përballje.








