Kreu Aktualitet Ministrat e “Qeverisë së Krimit”, me hap rreshtor në Ambasadën Amerikane

Ministrat e “Qeverisë së Krimit”, me hap rreshtor në Ambasadën Amerikane

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zhvilluar një turnei takimesh me ministrat e emëruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, ku ju ka bërë të qartë prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri.

Në vetëm pak ditë e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka vënë në rrjesht Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Ajo u ka kërkuar ministrave të Ramës, që të fokusohen te lufta kundër krimit të organizuar, forcimi i angazhimeve në NATO dhe krijimi i kushteve të drejta për kompanitë amerikane.

“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu