Kreu Politikë “Ma tha personalisht”, Osmani thotë se Kurti ia tha në sy se...

“Ma tha personalisht”, Osmani thotë se Kurti ia tha në sy se nuk e donte presidente

0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pranuar se kryeministri Albin Kurti ia kishte thënë në sy se nuk e dëshironte më në postin e presidentes.

Në një intervistë në “Pressing” të T7, Osmani e ka pranuar se Kurti nuk e dëshironte një president që merret me politikë të jashtme.
“Nuk është se ka pasur ndonjë vërejtje specifike përveç asaj që po i duhet një president që nuk merret fare në politikë të jashtme”, ka thënë Osmani teksa menjëherë është pyetur nëse këtë ia kishte thënë Kurti.

“Po, po, mua personalisht, nuk dua të hyjë tani te bisedat sepse ato nuk kanë rëndësi. Dua t’u uroj suksese partive politike në përpjekjen për të zgjedhur presidentin. Vullneti im ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin sepse ka qenë vullnet ku u hap një dritare e re me Amerikën, ka koncesione, unë shpresoj që jo [nuk e ndërpret këtë bashkëpunim me SHBA-në]”, ka thënë Osmani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu