Kreu Aktualitet Dritë, dashuri e bekimin e Zotit!

Dritë, dashuri e bekimin e Zotit!

0

Shkruan Zef Ndreka

Dje, në Katedralen e Rrëshenit, përjetova momente që realisht më mbushën shpirtin me dritë dhe shpresë. U pagëzua nipi im Enea, mbesat e mia Andia dhe Soni, si dhe bashkëshorti i mbesës, Klejsi. Bashkë me to, edhe pagëzimi i plot 37 të rinjve, fëmijëve dhe të rriturve të tjerë që plotësoi dëshminë e gjallë të besimit që vazhdon të rritet dhe të trashëgohet brez pas brezi në Mirditë.
Ceremonia e pagëzimit ishte një festë e vërtetë e mbushur me solemnitet dhe emocion, ishte për ne, një ditë e shenjtë që u kthye në një festë shpirtërore për të gjithë të pranishmit.
Katër përsonat e familjes time, nipër e mbesa që morën sakramentin e pagëzimit, e bënë këtë moment edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për ne.
Sigurisht, përmes ritit fetar, u çel një fillim i ri, një lidhje më e fortë me besimin dhe vlerat që na bashkojnë si komunitet dhe si familje.
Urimi im në këtë rast për të gjithë aty është:
U rritshi me dritë, me dashuri dhe me bekimin e Zotit në çdo hap të jetës së tuaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu