Kreu Politikë Kriteret për kryetarë të PD-së!

Kriteret për kryetarë të PD-së!

0

Shkruan Zef Ndreka

Sot pyetja për PD-në është e thjeshtë.
A do të ishte normale më parë përzgjedhja e kritereve për kryetarë se sa përjashtimet, se sa pengesat e shumta të kandidatëve, se sa mbyllja e dyerve për to?!
Sigurisht, përgjigjja e thjeshtë është.
Jo vetëm për PD-në, por për çdo parti serioze që mësynë pushtetin.
Por PD-ja dhe Berisha kanë zjedhur të mbetet të tillë pa ndryshuar, pa ndërtuar kritere mbi integritetin, mbi programin dhe besueshmërinë publike.
Ata janë fokusuar mbi etiketime të kundërshtarëve brënda partisë, të kandidatëve potencial të mundshëm, mbështetur më shumë mbi teori konspirative bashkëpunimesh me grupe kriminale dhe Ramën, sipas tyre.
Berisha nuk lë asnjë të kandidojë. Partia është e tij, edhe nqs gjykata respekton nenin “Basha”. Madje Berisha duhet ta kishte kuptuar më parë se Argita, edhe pse është bija e tij, do ta “fitonte” po aq lehtësisht kreun e PD-së, pasi vetëm militantët që do votojnë i kanë me vete.
PD-ja, po shkon në zgjedhjen e kreut të saj me paramendim, pa standarte konkrete, të nevojshme sot për të patur një parti për të fituar besimin e qytetarëve.
Vetëm këtu do të kishte filluar debati më i dobishëm që nuk po bëhet e nuk do të bëhet ndonjëherë në PD.
Shënim:
Në foton e mëposhtme, ironia e atij që e ka montuar për ta përdorur është e qartë.
Por realisht nuk është aspak momenti për këtë lloj gjuhe që më shumë reflekton frustrim politik sesa një analizë reale të situatës. Gjithsesi, për ti plotësuar më tej kriterët sipas tij, do të duhej të shtonte edhe qënien spiun i Sigurimit të shtetit dhe sidomos me përparësi po të jesh dhe agjent i UDB-së…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu