Kreu Histori Beteja e Savrës

Beteja e Savrës

0
7

Shkruan Rafet Ismail,i Prishtinë

Në betejen e Savrës në mes Balshajve e Topijajve të Karl Topisë më 18 shtator të vitit 1385 kanë marrë pjesë edhe Osmanët për t’i ndihmuar Topijajë e për ti dëbuar Balshajtë jo vetëm nga Zeta por edhe Arbëria e mesme.
Kjo betejë tregon qartë se Osmanët ishin të pranishëm në ballkan para betejës se Fushë-Kosovës të vitit 1389.
Kjo betejë tregon se Osmanët pas fitorës në betejën e Marices të vitit 1371 kundër ushtrisë serbe në të cilën ishin vrarë krali serbë Vukashini e vëllau i tij Uglesha Mernjavçeviq e gjithë ushtria e tyre.
Pas betejës se Marices shumica e princave serbë kishin filluar vazalitetin kundrejt perandorisë Osmane duke filluar nga Kraljeviq Marko i biri i kralit Vukashin i vrarë në betejën e Maricës, vëllezërit Dejanoviq-Dragash e shumica e serbëve nga Maqedonia e sotme e Serbija e Moravës.
Asnjë popull në ballkan pas betejës se Maricës nuk kanë qenë më vazal ndaj Osmanëve sesa serbët.
Edhe pas betejës se Kosovës të vitit 1389 , e veja e knjaz Llazarit , Milica e ka pranuar vazalitetin Osmanë duke e martuar vajzën e saj Olivera-Despina më Sulltan Bejazitin , kurse djali i saj despoti serbë Llazar Stefanoviqi kishte marrë pjesë në betejën e Ankaras bashkë më Sulltan Bejazitin kundër emirit të njohur të Kaukazit Timurit.
Edhe pasuesi i Llazareviqit Gjuraq Brankoviqi i biri i Vuk Brankoviqit ishte vazal i madh i Sulltan Mehmetit -Fatihut siç ishte edhe vajza e tij Mara e cila ka shërbyer si këshilltare e parë e Sulltan Mehmetit të II-të-Fatihut.
Balshajtë të cilët kishin sunduar në Zetë një kohë të gjatë falë vazalitetit e krushqisë se madhe më Nemanjiqtë e Mernjavçeviqtë e kishin humbur sundimin e tyre nga Topijatë të cilët ishin mbeshtetur nga ushtria Osmane.
Shumica e princave arbërorë ishin pragmatik për për pushtet e varësisht prej interesave e raportit të forcave herë lidheshin më Nemanjiqtë e herë më Napolin e Raguzen ndërsa fenë e mbanin në varshmëri të impaktit që kishin mbi ta kisha serbe , bullgare, Konstandinopoj apo Venediku.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu