Kreu Kryesore Drejtësia ndërkombëtare sipas At Gjergj Fishtës

Drejtësia ndërkombëtare sipas At Gjergj Fishtës

0
5

Nga At Gjergj Fishta

Drejtësia ndërkombëtare

Ku ka drejtësi, s’ka luftë. Paqja e drejtësia shkuen gjithmonë krahas e doradoras si dy motra të pandashme, si thotë edhe ajo shkrola e vjetër¹: Justitia et pax osculatae sunt².

Të vërtetën e kësaj fjale jo vetëm krenët e bajraktarët e popujve barbarë, por duket se e ndiejnë edhe vetë ata do presidentë e kryeministra shtetesh kështu të quejtun të qytetnuem të Europës e të Amerikës; pse tash nji vit, èle ma tash gjashtë muej e tektej, s’asht ndie në gojë të tyne fjalë tjetër ma shpesh se fjala drejtësi. Njimend, gjatë kësaj kohe s’ke hapë fletore, s’të ka ra me ndie radio, që mos të kesh lexue a mos t’i ketë ba me tingëllue veshët njeni a tjetri kësi presidentësh a kryeministrash të Europës a të Amerikës, se ai e shteti i tij gjithmonë janë mundue e se gjithmonë edhe do mundohen me ruejtë paqen, tue sundue me drejtësi, e tue matë e tue pre e gjithçka tue e peshue në kandar të drejtësisë, si për vete, ashtu për të tjerët.
Mirëpo, me gjithë këso fjalësh të mëdha paqeje e drejtësie, sot plasi lufta; e disa ndër kësi të quejtunish popuj të qytetnuem, ia kanë nisë e po ia derdhin shoqishoqit trutë nepër ajër, nëpër tokë e det; e këtë me nji egërsi që me shtangue në kambë vetë otentotët e kanibalët prej hataje. E pra, sigurisht, se ku ka drejtësi, s’ka luftë. Si mundet, prandej me qenë, që me gjithë drejtësinë mbi të cilën thonë se mbështeten këta do kryetarë qeverish në Europë e në Amerikë, sot pëlset lufta, e gjaku i njeriut po mund të rrmejë³ shkulma-shkulma, e po të rrënohet çka ma të mbarë e ma të mirë pati kavatue mendja e dora e njeriut? Për me mujtë e me iu përgjegjë me rend e me vend kësaj pyetjeje, njiherë ma parë këtu duhet me ditë, pale se ç’kuptim i japin këta kryetarë të kështu të quejtunve shtete të qytetnueme fjalës “drejtësi”; pse mbas kuptimit, nëpër të cilin qitet në punë⁴ drejtësia, varet lufta e paqja.
Drejtësia ndërkombëtare, ajo që ruen paqen e qetësinë ndër popuj, asht ai fakultet, që, bazue mbi parime homogjene të një morali të shëndoshë të individëve, trajtohet në kolektivitet për të dallue të mirën prej së keqes e njëheri nxit vullnetin e sunduesve me ndëshkue të keqen e me i dhanë secilit atë okën e copën, që, mbas tagrit⁵, i përket.
Rrjedh prej vetiu, pra, se ata do politikanë të mëdhenj të këtyne kohëve tona s’ia japin këtë kuptim fjalës “drejtësi”, ç’se në Europë sot plasi lufta. Këtu prandej tash do shqyrtue se ç’kuptim ka në gojë të këtyne do presidentëve e kryeministrave fjala drejtësi.
Veç po; për me qenë ma të qartë e mos me u shty gjatë me fjalë këtu po lihen jashtë rrmimet spekulative, e do të bihen⁶ disa fakte, e jo tue zanë fill prej diluvit, s’asht nevoja, por tue u mbajtë vetëm mbrenda rrethit të këtyne 20 vjetëve, nëpër të cilët u përshkue bota mbas luftës së madhe, prej cilave ka me ngadhitë vetiu kuptimi i vërtetë i kësaj “drejtësie ndërkombëtare”, mbi të cilën gjatë këtij motmoti asht rrahë gjithë aj ujë në havan nëpër do parlamente e dikastere të Europës e të Amerikës.

I.
Do t’ju bjerë ndërmend, them, ajo ditë e pështjellueme e tetorit të 1917-ës, në të cilën mbaroi Rusia kombëtare. Ndonji gjyle topi hedhë prej kryqatërthorësit⁷ Aurora, lëshue spirancën në ujna të Nevës, nji batare pushkësh përreth Pallatit të Dimnit, rrethue prej do femnave-ushtare, edhe atë ditë Rusia ndërron zot. Dikur ajo pati qenë e Romanovëve, mandej ra në dorë të do shakllabanëve fjalësh të mëdha, por që, mostjetër 8, emnat e tyne mbarojshin në ndonjë ski a në ndonji off, ishin rusë. Veç çka se tashma ate e kanë shti në dorë zotnitë bolshevikë Bronstein, Sobelson, Wallack-Meyer-Finkelstein, Goldstein, Gubelmann-Silberstein, Katz, Godberg, Rein, Nathason, Abramovitch etj. Ndër 22 komisarë të popullit, ministra, 17 çifutë, e vetëm 5 rusë (arjanë).
U ndërruen njerëzit, por ndërroi faqe edhe puna. Perandorët e Rusisë, që kishin pasë në dorë Leninët, Trockët, Stalinët, u kondendojshin⁹ tue i çue këta zotni për do vjet në vilegjaturë¹⁰ në Siberi. Zotnitë e rinj të Rusisë, bolshevikët, kanë nji krejt tjetër kuptim¹¹ të drejtësisë. Këta nuk internojnë, mbysin. Prej vetë statistikave sovjetike llogaritet, se prej 1917 e deri më 1923, gjatë kohës së tmerrit, në Rusi kanë qenë gjykue për vdekje e mbytë, kush për nji arsye e kush për nji tjetër, jo ma pak se 1.800.000 vetë.
Nji milion e tetëqindmijë të mbytun asht bash njifarë turre e mirë trupash të vdekunish. E do marrë parasysh, se këta janë të vramët e të vjerrunit¹² e të parit tmerrim (terrore). Gjithë këtyne të mbytunve u duhen shtue edhe ata, që vdiqën ûje¹³, gazepi, ose edhe vetëm për t’ua ba qejfin sunduesve të rinj, çifutëve bolshevikë të Rusisë. Prej vitit 1929 e mbrapa sovjetët s’japin ma lista të gjykuemësh për vdekje, kështu që sot ne na duhet me vu numrat e të mbytunve¹⁴ në Rusi vetëm mbas gjase.
Tashti, vrasja e njeriut asht e dënueme prej biblës, katekizmit, deklaratave të Droits de l’homme¹⁵, kodeve e kanuneve të kombeve të qytetnueme e madje edhe barbare. Prandej të gjitha ato qeveri, që thonë se të gjithë politikën e vet e mbështesin mbi drejtësi, kanë qenë të detyrueme me hetue, me ndëshkue e me shue të gjithë autorët e nji kaq të madhe kërdie njerëzish.
E pra, kurrnjena këso qeverish të vetëquejtuna mbrojtëse të drejtësisë së përgjithtë a ndërkombëtare s’ka çue kurrë zanin me protestue a me u lypë arsye çifutëve sovjetikë sundues e autorë të të gjithë kësaj kërdie e shtazësie mizore në Rusi; as doli kund La Ligue des droits de l’homme¹⁶, as arqipeshkvi protestant i Canterbury, as ato skrraja rrole cucash plaka¹⁷ të shoqnisë, mbrojtëse kuajsh, qensh, decënsh¹⁸, mushqish, gomerësh etj., si edhe as ata boys scouts vegjetarianë, madje, as Rusvelti, as Herrioti s’kanë thanë kurrnji fjalë, për t’i stigmatizue e dënue këta barbarë të Rusisë. Jo që qeveri e burra në shenj¹⁹, të cilët sot e mbajnë veten për fatosa e dalëzotësa të drejtësisë, janë mundue me u dhanë, deri diku, edhe arsye gjakbasëve²⁰, tue thanë, se përpeqi²¹ s’bahet pa thye disa kokrra vezë.

Njipërnji²² shkoi puna edhe kohën e revolucionit të Hungarisë. Njifarë malukati, me nji krye si thithlopë, gazetari çifut Bela Kun, merr Budapestin, e ba zot i vendit, si Bronsteini në Rusi, pikë për pikë zbaton në Hungari të njejtat metoda. Çka kanë thanë për këto egërsi e mbrapështi kombet e qytetnueme, që me nji hipokrizi çifute-masonike të stërhollueme na mbahen për mbrojtës të drejtësisë? A me thanë, nji fjalë²³ kurrë jo! Publicisti P.A. Consteau (“Frontieres”, nr. 60) dëfton, se ka zhvillue fletë për fletë të gjithë numrat e njanës ndër fletoret ma të mëdha të Parisit, botue mbrenda atyne njiqind e tridhjetetri ditëve të diktaturës gjakbase të Bela Kun-it në Hungari e se ka hetue, që gjatë kësaj kohe vetëm dy herë të vetme ishte zanë në gojë Hungaria në atë fletore: një herë për me lajmue, se Bela Kun kishte “formue kabinetin e ri” e tjetrën herë për me ba me ditë, se Bela Kun kishte dhanë dorëheqjen. Kështuqë përjashta, posë kancelarish, të vetëquejtuna mbrojtëse të drejtësisë, kurrkush s’diti gja, se çka ndodhte gjatë kësaj kohe në Hungari.I njejti heshtim u mbajt edhe në vitin 1936, kur të kuqtë e republikës Spanjolle ia nisën me qitë fare fizikisht kundërshtarët e vet. Në të gjithë Spanjën u mësynë kishat, kuvendet, shoqnitë monarkike, fletoret kombëtare. E pra, presidenti Rusvelt ia ka mendjen vetes e s’çon me thirrë, me atë hije teatrale, ambasadorin e vet prej Madridit, e argjipeshkvi i Canterbury asht tepër i zanun tue u dalë zot të drejtave perandorake të Negusit, për me u marrë me kërdinë, që po bahej mbi katolikët në Spanjë.
Mbasandej, kur në kushtrim të gjeneralit Franko, Spanja nacionaliste dau²⁴ me u mbrojtë e ngjeshi armët edhe doli në luftë, të kuqtë, që, kishin në dorë qytetet e mëdha, në pak javë e pa kurrfarë nevoje ushtarake e vetëm pse ashtu ua donte qejfi atyne, grinë njimbëdhjetë ipeshkvij, 16.750 priftën, rregulltarë²⁵, murgesha, e 500.000 gra, fëmijë e pleq e të mbetun. E pse, mbas rrethanash, nuk qe e mundun me i shti veshët në lesh²⁶ e me
ndejë pa za, të vetëquejtunat qeveri të drejtësisë demokratike, nëpërmjet shtypit, prej sosh thye me pare, u munduen me ua lëshue fajin të mbytunve, tue u dalë zot gjakbasëve të kuq, dhunuesve makrab të vdekunish e varrësh.
Jo, po. Mbas mendimit të këtyne qeverive, fajtorët ishin rusët e bardhë, pse s’kishin dashtë me iu shtrue zotni Bronsteinit; hungarezët, pse s’deshën me njoftë Bela Kunin, si edhe nacionalistët e gjeneralit Franko, pse s’deshën të bahen komunistë. Edhe kështu qeveritë e perandorive e të republikave të mëdha, që na ngrehen për mbrojtës të drejtësisë ndërkombëtare, në sy të mbarë nji bote, me njerëz, me topa, anije lufte, aeroplanë, bomba, qerre të mbathuna në hekur²⁷, mitraloza ma modernë, ku ishin, ngasin²⁸ me u dalë zot në Spanjë gjakësve të njimbëdhjetë ipeshkvijve, të 17.750 kishtarëve, e të 500.000 qytetasve të paarmë e të pafaj; atyne që kishin djegë jo ma pak se katër mijë kisha; atyne që kishin dhunue të vdekunit ndër vorre, vjedhë arin e shtetit e të privatëve, plaçkaxhinjve të muzeve kombëtare; do ushtarëve-coftina²⁹, që kishin lanë pa shkarkue njimijë vagona material lufte, lanë pa punë njiqind topa të rinj, ma shumë se njiqind tanke, e ma shumë se njiqind aeroplana fringo të rinj. Sa për vrasje, mizori, dhuni, mbrapështi të të kuqve në Spanjë, thanë se këto ishin punë të përmbrendshme, e që prandej shtetet e hueja nuk do t’u përziejshin në aso rraqesh: fort e ma fort se të ndërhymen e vet për triumfin e drejtësisë ndërkombëtare do ta kursejshin ndaj idealeve ma fisnike e bujare, se me u përzi ndër makllada të përmbrendshme të Spanjës.
Se cilat mund të ishin këto ideale ma fisnike e bujare, tek po e shohim fill e njitash. Në nji natë të nandorit të 1938 çohen përpjetë do flakë ndër qytetet ma të mëdha të Gjermanisë: kishin marrë zjarr sinagogat e çifutëve. Ne e nesre nadje³⁰, mandej, nji çetë kryengritësish të butë e të disiplinuem po del e ia nis me thye metodikisht e me shumë ndërgjegje dugajtë³¹ e çifutënve. Së mbrami, mareshaIli Goering u vê çifutënve nji gjobë nji miliard marka, për punë që³² nji çifut kishte vra këshilltarin e ambasadës gjermane në Paris, von Rath.

Që atëherë, po, që, ç’merr prej San Franciskos e Mançesterit, prej Liverpulit e në Kapo, prej Kapos e në Australi, makinat e qinda-mija fletoreve ia nisën me vjellë ndër miliona ekzemplarë drejtimet tanë pezmë të ndërgjegjes politiko-demokratike-ndërkombëtare të qeverive të do të kështu të quejtunave kombe të qytetnueme, për me mbrojtë drejtësinë ndërkombëtare. Po ishte e para herë që mbas çeshtjes së famshme të Drejfysit³³, ndërgjegja politiko-demokratike e drejtësisë ndërkombëtare po ia jepte me sa fuqi kishte.
Por të merremi vesh mirë. Këtu nuk asht çeshtja që me i dalë zot dhunës tedeshke³⁴. Pa dyshim se s’mundet me u la një qeveri e fortë, që ndërsen halabakët kundër do njerëzve, të cilët s’kanë se si me i dalë zot vetes. Qeveria asht mbrojtësja e qetësisë dhe e qytetnimit.
Por, mbas kësaj vrejtjeje, punët duen kqyrë ashtu si ishin në vetvete. Gjatë gjithë asaj dite programi³⁵ kundër çifutëve, kurrkush s’mbeti i vramë. Shumë do çifutë ate ditë qenë zanë, shumë edhe qenë marrë me të keq, e duket se damet materiale deridiku qenë mjaft të randa. Punë këto që nuk pëlqehen aspak. Veç a munden kurrsesi këto shpërdorime të pakandshme force, këto dhunime me u barazue me kërdi e masakra që u banë mbi Rusët e Bardhë, mbi qytetas hungarezë, mbi murgesha, meshtarë e rregulltarë spanjollë? Vitrinat e thyeme të dugajve të jahudive³⁶, me katër mijë e ma kisha të djeguna? Ndonji çifut i rrahun në Gjermani, me 500.000 gra e fëmijë e pleq të masakruem në Spanjë? Sigurisht që jo, e shtypi demokratik botnor shpërvilej me na mbushë mendjen ne, se vrasjet, kërditë, dhunitë, hajnitë, plaçkitë, mija kisha të djeguna e qinda-mija shtëpi të rrënueme në Spanjë, nuk ishin gjâ karshi nji dugaje të thyeme çifutnish në Gjermani. Me plaçkitë nji dugajë çifutnish, për ta po ishte nji delikt³⁷ që me të ngri në kambë prej trishtimi e hataje!
Merret vesh se ai, që i prin kroqatës³⁸ antitedeshke, asht presidenti Rusvelt, i cili tërheq ambasadorin e vet prej Berlini, tue e urdhnue me këputë çdo marrëdhanie tregtare me ata barbarë. Zotni La Guardia, kryetar i bashkisë së New Yorkut, thotë, tue fsha të madhe³⁹: “Më vjen marre e turp prej Hitlerit!” Ministri i Punëve të Mbrendshme, ndërsa ndonji hap para tij e ndër sy të policisë, do amerikanë, yanki, ishin tue shqye të gjallë nji zezak, vrâ vetullat, lavjerrë hundën, proklamon, se asht një dhunë që i bahet kokës⁴⁰ së mesme, tue dashtë me e barazue me Gjermaninë e sotshme, e se Hitleri ka kthye në barbarinë prehistorike. E shi, po, ndër Shtete të Bashkueme, ku linçimi shtihet në punë⁴¹ ligjisht, fushata kundër Hitlerit ditë e përditë bahet ma e helmueme aq sa atje i asht mbushë mendja botës, po edhe “dhisë” së Gand’hit…, e “mërrelës”⁴² së Chamberlainit, se një luftë kundër Gjermanisë do të ishte krejt e arsyeshme për të vetmen punë që Hitleri ka përzanë çifutët prej Reichut.
Ndërkaq ka ndodhë edhe nji tjetër punë fort simptomatike në pikëpamje të moralit e të kuptimit ndërkombëtar ndaj drejtësisë: puna e Cadreanu, mbytë në tradhti prej xhandarëve të mbretit Karol të Rumanisë, ndërsa ai po bartej prej nji burgu në tjetrin.
Mundet me qenë fort kollaj, që Cadreanu ta ketë meritue vdekjen; por ai ka qenë gjykue rregullisht e gjykue prej nji gjykatoreje të ligjshme vetëm për dhjetë vjet burg, e jo për vdekje. Patjetër, puna që mbreti Karol qet me vra në tradhti nji kundërshtar të vetin, në pikëpamje morale asht, pak me thanë, aq e padrejtë, sa mund të jetë e padrejtë gjoba e nji miliardi, vu prej Hitlerit çifutënve të Gjermanisë, për vrasjen e këshilltarit von Rath.

Mirëpo, cila këso qeverish, që na thonë të madhe, se politikën ndërkombëtare e bazojnë mbi drejtësi e që sot bajnë aq zhurmë e potere kundër Hitlerit, çoi zanin e vet me protestue kundër metodave të mbretit Karol aq të vrazhda, mostjetër, sa ato të Hitlerit? Kurrkush. E pse? Pse mbreti Karol gjendet nën influencën e një çifuteshe, edhe i ka pipat mbarë⁴³ me çifutët e Cityt.
Në dritë të këtyne pak shembujve, që kishin me mujtë me u shumue në të pacaktuem, dallitet⁴⁴ ajo fytyra e vërtetë e “drejtësisë ndërkombëtare”, e cila nuk po ishte “jo” ai fakulteti, që u tha sipër, që nëpër parime homogjene të nji morali të shëndoshë të individëve, trajtohet në kolektivitet, për të dallue të mirën prej së keqes, e me nxitë vullnetin e sunduesve përgjegjës me ndëshkue fajtorët e me i dhanë secilit çka mbas tagrit i përket. Kjo po ishte fakulteti që me nda çka asht mirë e çka asht keq për çifutët. Asht një shkak fort i mirë, për me shti botën mbarë nën zgjedhën e jahudive⁴⁵.
Pra, si traktati i Versajes, që për perandoritë e republikat e mëdha të oksidentit sot asht i vetmi kod (kanun) i drejtësisë ndërkombëtare, si edhe ajo Lidhja e Kombeve, ma e epra gjykatë për zbatimin e këtij traktati, s’po ishin tjetër veçse nji imposturë⁴⁶ kolosale, trillue vetëm e vetëm në interes të çifutëve (P. A. Contreau – “Frontières”, nr. 16, 1939). Po a nuk qe, sa për me pru edhe nji shembull të vogël, por simptomatik, se Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, bashkue në Vlorë vitin 1913, për me ndërtue statutin e Shqipnisë, qiti në këte statut nji artikull, mbas të cilit çifutët e vetëm çifutët do të gëzojshin në Shqipni të njejtat tagre civile me nënshtetasit shqiptarë, megjithëse aso kohe në Shqipni s’kishte me thanë, nji familje çifutësh…

II.
E po cilat mund të jenë këto interesa të çifutëve? Nji palë thonë, se i gjithë interesi e qëllimi i çifutëve përmblidhen në këte: që me grumbullue pare. E kanë gabim. Çifutët janë nji razza superiore, të thonë çka të thonë kombet ariane, njerëz fort të squet, madje, në nevojë, edhe trima: janë do vjet, që, sado ma pak me numër, po u rrinë ballë për ballë arabëve në Palestinë, tue u vra me ta si derrat me derra. Janë 20 shekuj që kanë depërtue në Europë, e megjithkëte nji grusht njerëz tue qenë, jo veçse nuk janë shue, s’kanë humbë, por ma tepër, kanë marrë pothuej, hegjemoninë mbi të gjithë Europën e Amerikën. Prandej nuk mundet kurrsesi me qenë, që mos të kenë tjetër qëllim të ekzistencës e të aktivitetit të vet, posë me grumbullue sa ma shumë pare.
Qëllimi i çifutëve asht ky: me shue kristianizmin e me luftue kulturën kristiane për me marrë ata sundimin mbi mbarë botën, e me mëkambë mbretninë e Izraelit. E për me i dalë këtij qëllimi në krye, kanë përbâ⁴⁷ nji program, të cilin, doradoras me masonë e përkadalë sidomos ç’merr prej vitit 1848 e tektej, janë tu’e shti në punë pikë për pikë.


Pika e parë e programit të çifutëve dhe e masonëve asht: me ba që të zhduken mbretnit, personifikacioni i autoritetit trashëgues, e në kambë të tyne të vihen presidentë, uzdajë të tyne, me plotfuqinë e shtetit në dorë. Edhe qe se, për me përmendë vetëm ma të mëdhenjtë, u zhduk Napoleoni III, humbi perandori i Kinës, u vra Cari i Rusisë, Gulielmi II doli vendit e bashtinet, perandori i Austro-Hungarisë vdiq rrugëve, Sulltani u ba muhaxhir.
Së dyti, ata kanë vu sy me shkatërrue e me zhdukë shtetet katolike. Edhe kështu humbi Shteti papnor, u shkatërrue monarkia e Austro-Hungarisë, Spanja u la në gjak, sot mbaroi Polonia. Por patën ngrehë çarqet⁴⁸ me shue edhe Italinë. Njiherë u doli me e shti në luftë krahas me aleatët në luftën e madhe, ku la gati 700.000 të vdekun, shpenzoi 200 miliardë e fundi, në Konferencën e Paqes nuk iu dha shpërblimi i merituem. Vitin 1935 mësyn Italia e pushton Abisininë, punë që patën ba të gjitha shtetet e tjera, èle ma Ingliterra. Del Lidhja e Kombeve, institut çifuto-masonik, e në emën të drejtësisë ndërkombëtare i lëshon në qafë 52 shtete, për ta ba me vdekë ûje me burrë e grue e fëmijë e rropullí, ndërsa Ingliterra i turret në Mesdhe me Home-Fleet: me nja 154 donamë⁴⁹, veç për mos me e lanë që të hapet e të zgjanohet. E vërtetë se kësaj here hasën në hundëlesh, në Musolinin, i cili t’u ra grusht hundëve atyne 52 shteteve, e t’ia futi shqelm Home-Fleet-it, tue t’i nisë ato 154 donamë prej Mesdheut, si të kishin qenë sule zaganjorësh⁵⁰. Madje, as dinë sot se si do t’u dalë puna me tê, kah mendojnë se në shekull⁵¹ mund ulen malet e të çohen kodrat. Megjithkëte ia mbajnë se ia mbajnë mënjillen⁵², se dikur e shkatërrojnë.
Pika e tretë, ndër ato ma të parat të këtij programi çifuto-masonik, asht: me shkaktue lufta e kryengritje ndërmjet popujsh kristianë, që të grihen e të coptohen njeni me tjetrin e përditë të shkojnë tue u ligështue e tue u farue⁵³ ndërmjet vetes. Për këtë qëllim, si e rrëfen vetë mareshaIi Foch, (“Giornale d’Italia”) i qe lanë Polonisë qyteti Danzig e “korridori”, që të mbinte lufta ndërmjet saj e Gjermanisë, e kishte me thanë njeriu, se me këtë qëllim, kohën e Napolonit III, Trentini iu la Austro-Hungarisë, që, dikur, të pëlsitte lufta ndërmjet kësaj e Italisë.


Ma tepër, frota çifuto-masonike ndërkombëtare, për me ba që popujt kristianë të heqin keq e zi gjithmonë, bânë plaçkë, po thuej, të gjithë arin e Europës e të Amerikës nëpër bankanota, do shtypa letrash, të cilave u çohet e u ulet çmimi mbas qejfit të çifuto-masonëve, sundimtarë të përhershëm e të pakontrolluem, deri që një ditë, si ndodhi mbas Luftës Botnore, t’ua lanë në dorë pa kurrfarë vlere, si etiketa shishesh të thata⁵⁴ birre. Edhe kështu ndodh që shtetet veriore, qendrore, lindore e jugore të Europës po rrojnë me bukë e bishta purrijsh, e me shpirt ndër dhambë. Por edhe ata popujt e shteteve çifuto-pluto-demokratike të perëndimit nuk e kanë, si me thanë, sopatën në mjaltë, e, relativisht, me financat publike edhe ata heqin keq e zi. E vërtetë se ata Rusveltët e Chamberlainët flasin për miliarda dollarë e stërlina; por do dijtë, se këta miliarda ata s’i nxjerrin prej kashës së financave të shtetit, veç prej bankave, të cilat, si dihet, janë ndër duer të çifutëve e të masonëve. Qe, për shembull, se çka shkruen Daily Herald, tue folë mbi ato dy miliardë stërlina, që ndër këto ditë qeveria angleze vendosi me nda më anash për shpenzime lufte: “E vetmja punë për t’u ankue mbi këte vendim asht kjo: se vendimi randon tepër pak financën publike, e se vret ma fort çerekçinjtë⁵⁵, se pasanikët e mëdhej”, (Giornale d’Italia, 29 shtatuer 1939). Edhe kështu, tue vorfnue përditë ma tepër popujt kristianë të Europës e të Amerikës, frotës çifuto-masonike ndërkombëtare po i del me përherësue ndër ta zinë e pakënaqësinë, prej të cilave, mandej, shkaktohen lufta e kryengritje në botë. Çifutët e masonët lypin me zhbî kristianizmin e kulturën e tij. U pa sipër, kur u fol mbi Rusinë, Hungarinë e Spanjën, se sa gjak i krishtenë vojti rrkajë sa herë çifutëve u doli me shti fuqinë në dorë. Këta e masonët, janë po, që shkaktojnë luftat e kryengritjet në botë. Edhe luftën e sotshme kurrkush s’e ka dashtë, veç çifutët e masonët.
E kjo asht “drejtësia ndërkombëtare”.
(Hylli i Dritës, 1939/8-10, f. 369-379)

(Marrë nga:

Gjergj Fishta – Vepra, vellimi IX, Publicistika, faqe 633-645, (botimi i dytë)

____
Shpjegime fjalësh, shprehjesh, fjalësh në gjuhë të hueja (simbas variantit të ribotuem)

¹ shkrola e vjetër – kuptimi: shprehja e vjetër, fjala e urtë.
² Janë puthë drejtësia me paqen.
3të rrmejë – të rrjedhë
4qitet në punë – zbatohet
5tagrit – së drejtës
6do të bihen – do të sillen
⁷ kryqatërthorësit – kryqëzorit.
8mostjetër – së paku.
9u kondendojshin – këtu: mjaftoheshin.
10në vilegjaturë – ironike: ne vila pushimi.
11nji krejt tjetër kuptim – nji kuptim krejt tjetër
12të vjerrunit – të varunit
13ûje – urie
¹⁴ të mbytunve – të vramëve.
¹⁵ të Drejtave të njeriut.
¹⁶ Lidhja e të drejtave të njeriut.
¹⁷ skrraja rrole cucash – kuptimi: vajza të plakuna, të shëmtueme, të thame, të rrudhuna.
18decënsh – maçokësh (nga dac/dec)
19në shenj – të dalluem, të shquem
20gjakbasëve – gjaksorëve, kriminelëve
21përpeq – byrek me vezë e qumësht etj
22Njipërnji – njilloj
²³ A me thanë nji fjalë kurrë – kuptimi: asnjiherë nuk e tha nji fjalë.
²⁴ dau – vendosi.
²⁵ rregulltarë – murgj, klerikë manastiri, kuvendi.
²⁶ me i shti veshët në lesh – kuptimi: të shtiresh sikur nuk e di nji gja, të cilën, në të vërtetë, e di.
27 qerre të mbathuna në hekur – karroarmata
28ngasin – vrapojnë
29coftina – ngordhësina
30nadje – mëngjes herët, agim
³¹ dugajtë – dyqanet.
³² për punë që – për arsye se.
³³ Drejfysit – Drejfysi, oficer francez me origjinë hebre, të cilit iu bë një gjyq me akuzën për spiunazh në favor të gjermanëve.
³⁴ tedeshke – gjermane.
³⁵ programi – me shumë mundësi që kjo fjalë të jetë gabim shtypi, në vend të fjalës pogrom.
³⁶ jahudive – hebrenjve.
³⁷ delikt – krim.
³⁸ kroqatës – kryqëzatës.
³⁹ tue fsha të madhe – tue psherëti thellë.
⁴⁰ kokës – kohës/ ndoshta asht gabim shtypi.
⁴¹ shtihet në punë – vihet në zbatim.
⁴² mërrelës – person i pavendosun ose i lëkundshëm.
⁴³ i ka pipat mbarë – shkon mirë, ka marrëdhanie të mira.
⁴⁴ dallitet – dallohet.
⁴⁵ jahudive – hebrenjve.
⁴⁶ imposturë – mashtrim, gënjeshtër.
⁴⁷ kanë përbâ – kanë hartu, kanë ndërtu.
48patën ngrehë çarqet – patën ngritë gracka
49donamë – anije luftarake
50sule zaganjorësh – varka të vogla druni, që përdornin në Liqenin e Shkodrës dhe në Bunë zaganjorët, banorët e fshatit Zogaj
51në shekull – në jetë
52mënjillen – agjënim
⁵³ tue u farue – tue u shue, tue u zhdukë.
⁵⁴ të thata – boshe
⁵⁵ çerekçinjtë – të vorfnit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu