Shkruan Zef Bushati
Gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në Beograd, më 8 gusht 2026, Vuçiç theksoi se Serbia e mbështet Ukrainën në integritetin e saj territorial, ndërsa njëkohësisht Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën. Reuters e përshkruan vizitën si një përpjekje për forcimin e marrëdhënieve Ukrainë–Serbi. Nëse Zelenski ka deklaruar qartësisht se Ukraina nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Kosovën, kjo është padyshim një deklaratë që dëmton politikisht interesat e Kosovës dhe perceptohet negativisht në Shqipëri. “Tradhti ndaj Edi Ramës”? Marrëdhëniet Ndërkombëtare nuk funksionojnë si marrëdhënie personale. Ndihma që Rama i jep një shteti tjetër nuk krijon automatikisht detyrim që ai shtet të ndryshojë politikën e tij për Ramën. Gjynah që Rama nuk i di këto marrëdhënie diplomatike.

Politikisht mund të argumentohet diçka tjetër, shumë më e fortë. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm politikë të Ukrainës. Prandaj, nga këndvështrimi shqiptar, deklarata e Zelenskyt është një qëndrim mosmirënjohës dhe një zhgënjim serioz diplomatik. Ka një paradoks të fortë. Ukraina kërkon që bota të respektojë integritetin territorial të saj dhe kufijtë e saj ndërkombëtarisht të njohur, ndërsa për Kosovën mban qëndrimin se nuk e njeh pavarësinë. Ky është pikërisht argumenti që mund të ngrejë Shqipëria kunder Zelenskit. Duhet pasur parasysh edhe një shpjegim strategjik. Ukraina vetë nuk e njeh Kosovën prej shumë vitesh, pra deklarata e Zelenskyt nuk përbën domosdoshmërisht një ndryshim të politikës ukrainase. Është një ripohim i një politike ekzistuese, i bërë pikërisht në Beograd, gjë që e bën politikisht shumë më të ndjeshme.
Edi Rama ka bërë një gabim strategjik duke mbështetur kaq fuqishëm Zelenskin pa kërkuar më parë një qëndrim të qartë të Ukrainës për njohjen e Kosovës. Shqipëria i ka dhënë Ukrainës mbështetje të fortë. Edi Rama dhe qeveria shqiptare kanë qenë publikisht shumë të angazhuar në mbështetjen e Ukrainës pas pushtimit rus. Por në diplomaci, mbështetja nuk duhet të jetë vetëm emocionale apo morale. Ajo duhet të shndërrohet edhe në kapital diplomatik. Pra, Rama duhet të thoshte: Ne ju mbështesim në mbrojtjen e integritetit territorial dhe të së drejtës ndërkombëtare, por ne presim që Ukraina të mbështesë edhe pozicionin tonë për Kosovën. Deklarata e Zelenskit konsiderohet zhgënjim diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Ministria e Jashtme shqiptare duhet të ketë një strategji të qartë për Kosovën. Ne jemi me Ukrainën sepse mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial. Pikërisht për këtë arsye presim që partnerët tanë të kuptojnë dhe mbështesin argumentin tonë për Kosovën. Rama e mbështeti Ukrainën pa e shndërruar këtë mbështetje në një strategji konkrete për interesat e Kosovës. Një kryeministër shqiptar duhet të ketë në qendër të politikës së jashtme Interesin Kombëtar Shqiptar.
Kush është Zelenskyy?
Volodymyr Zelenskyy ka origjinë hebraike nga familja e tij. Të dy prindërit e tij janë hebrenj; ai ka lindur në Kryvyi Rih, në Ukrainë, në vitin 1978. Familja e tij ka përjetuar edhe tragjedinë e Holokaustit. Tre vëllezër të gjyshit të tij u vranë gjatë Holokaustit. Këtë histori e ka treguar vetë Zelensky në një fjalim në Izrael në vitin 2020. Por “hebre” dhe “izraelit” nuk janë e njëjta gjë. Zelensky është ukrainas nga shtetësia dhe identiteti kombëtar, ndërsa ka prejardhje hebraike. Nuk është izraelit. Çfarë feje kanë ukrainasit ? Në përgjithësi, krishterimi ortodoks është besimi më i përhapur në Ukrainë. Një studim i vitit 2024 tregonte se rreth 70% e ukrainasve e identifikonin veten si ortodoksë. Pjesa më e madhe lidhej me Kishën Ortodokse të Ukrainës (OCU), ndërsa një pjesë më e vogël me Kishën Ortodokse të lidhur historikisht me Patriarkanën e Moskës. Ka gjithashtu greko-katolikë, protestantë, katolikë të ritit latin, myslimanë, hebrenj dhe persona pa fe. Ukraina është në shumicë vend ortodoks dhe kjo e lidh me shtetet me shumicë ortodokse. Edhe vetë Edi Rama është ortodoks. Rama–Zelenski–Vuçiç ortodoks dhe Kosova.







