Kreu Kulturë Rrugon lirë shëmtia

Rrugon lirë shëmtia

0
22

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Rrugon lirë shëmtia

Këtu, din të ec rrena
Ngutet vrap marria,
Dhe ecën e keqja
Rrugon lirë shëmtia.

Këtu rriten cmimet,
Në dyshojnë, ka likuidim,
Zgjidhni ngjyra syzesh
Kujdes në justifikim.

Shikoni se deri ku
Ne kemi mbërri,
Ta tjetërsojnë të vërtetën
E bëjnë shkrumb e hi.

Ç’besë, në këtë përballje
Në këtë popull fukara,
Ja kanë marr dhe shpirtin
Në xhepa të tyre, i varë.

Deri tash të shkretët
Me njatë gropë u morën,
Që nuk mund e mbyllën
Të bijtë e të pangopurit
.
Se ish aq e madhe
Veç, mbush e mbush,
Kjo gropë-shkreta
Ç’paska qënë pa fund.

Krejt ja mblodhën
Takëmin e nanës,
Lakuriq ç’e qiten
Ënda u ha, haramin.

Si njerëz të pa soj
E qafirë, burracakë,
Apo të liq në shpirt
Të kthyer psikopatë.

Po si nuk ja hidhni
Sytë botës madhe,
Punojnë në t’pasër
Me racionalen.

Se si kemi mbetur
Herë zhyt e mbyt,
Herë të fundosin
E herë i kthyer n’qyp.

Shpifje e xhelozina
Rrugët po ngatërrohen,
Dallavere dhe namë
Njani thetrit, çohen.

Për faqe të zezë
Mendësia ka ngec,
Rrugëve e pa shpres
E shkreta jetes.

Ngërdheshje në qeshje
Që u shkon vesh më vesh,
E vulosin ligjin
Që të çon për lesh.

Me këtë t’gërdhuzun
A thua, se kush janë,
Si nëpërka t’përdrellun
Dhe kohën e helmuan.

Si bixhozxhinj, t’kapun në hall
Me shqipninë, po luani kumbarë,
Ka koh kësisoj, si zotër të saj
Interesi juaj, e vuri në pazar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu