Kreu Kulturë Rebele e bukur

Rebele e bukur

0
5

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Rebele e bukur

E shtrenjt kohë, në ty unë përqafu
Rebele e bukur ç’qëllove për vete,
Ndonjëherë ndodh që edhe t’urrej
E shpirti im u kthye, krejt si ti rebel.

Shkëputem kollaj, në çdo lloj tjetër
Jo realitetit t’mshehun tek ti shpirt.
Me ty rebele t’mund eci fluturimthi
Të preki çdo moment temin, sikur ti.

Mendohu, e gjallë mos nëpërkëmb
Vullnetfortë, ndër deje prek durimin,
Veten kam njësuar me rebelen kohë
Shpirti me ty zonjë don që t’fluturoj.

Andej asaj ane, ku shpirti rrin ngul
Kam me gjet veten në çdo moment,
Nuk ka ma të bukur se shpirtin i lirë
Kohës i mbyt naten, i njeh veç diell.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu