“Molla” e kalbur e jakobinit Berisha

0
 
Shkruan Zef Ndreka
Të gjithë kemi parë se si trumbetuan gjithë mediat vizive, portalet e gazetat, partitë politike dhe liderit e tyre “skupi-n” e “Zerit të Amerikës” ku si asnjëherë me parë në këtë media u përmend nominalisht financimi i Partisë Demokratike me 500 mijë dollar nga rusët, për të kontribuar në fitorën elektorale të vitit 2017.
Lajmi nuk ishte plotësisht i saktë dhe si i tillë edhe u manipulua lehtësisht nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, të cilëve iu intereson dizinformimi i opinionit, duke shigjetuar për “vdekje” Lulzim Bashën!
Madj, Partia e Foltorës, shkon më tej për të hetuar me grup parlamentarë këtë çështje.
Kjo histori e rikthyer në opinion pas disa vitësh, vjen era mish dhie !
Më parë, kjo histori është hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe është mbyllur për mungesë provash dhe faktesh, megjithë dëshirën e shfrenuar të Ramës dhe prokuroria për të gjetur diçka të vërtetë.
Pa hyrë në detaje, pasi ato do të mund të hetohen përsëri nga prokuroria dhe ndoshta nga SPAK-u, mund të themi se kjo ngjason me mollën e kalbur të Berishës që dëshiron t’a ndaj përgjysëm me Bashën për të shkatërruar tërësisht Partinë Demokratike, dhe për t’ia kaluar gradualisht garantit të tij, Ilir Meta!
Gjithashtu, kjo përdorje e pështirë brenda llojit, shkon më tej, për të shkatërruar tërësisht të djathtën shqiptare dhe për të patur në Shqipëri vetëm parti të majta, në pozitën dhe opozitë!
Berisha , duke e ditur se e ka kafshuar “mollën” e kalbur dhe është damkosur për jetë , po lufton për t’a damkosur edhe Bashën!
Nuk besoj se do e arrijnë.
Mbase, “Zëri i Amerikës” do të reagoje dhe të na bëjë të ditur qëndrimin e saktë dhe të vërtetën.
Agjensia prestigjoze Reuters, ka dhënë deri tani opinionin më të saktë.
Reuters nuk e referon rastin e lobimit të Partisë Demokratike në vitin 2014 në SHBA, duke u përqëndruar tek aktiviteti i Rusisë pas luftës në Ukrainë dhe vëndosjeve të sanksioneve nga perëndimi , për të financuar “parti të djathta ekstreme”, të cilat manipulojnë demokracinë e brëndshme të vëndeve.
Duke ju referuar një zyrtari të lartë të administratës Biden, citohet se synimi i financimeve të mëdha , janë partitë nacionaliste dhe ekstremiste të djathta dhe atyre që minojnë demokracitë nga brënda.
Dhe kjo dihet tashmë nga të gjithë shqiptarët , sepse një tufë politikanësh janë shpallur non grata pikërisht për këtë.
E vërteta është e qartë! Berisha është një majtist i tërbuar , një jakobin që është i gatshëm të vëndosë kokën e vëndit në karananjollë për vete dhe që të shkatërrojë të djathtën e të përsekutuarit!
Ai është zgjatimi mbi varr i litarit të mësuesve të vet Enver Hoxha dhe Ramiz Aliaj !
Më në fund doli për të na mbushur mendjen se edhe Basha është filorus , për 500 mijë euro, që janë aq lekë , sa kruan dhëmbët çdo oligark i rëndomtë i tij dhe i Ramës në këtë vënd .
Hajde t’a demonizojmë Bashën , ështe taktika e radhës , tullumbacja e radhës e Berishës , e Metës dhe e Ramës .
Mezi kanë pritur dje të hedhin spërkla kundër liderit Basha, për të kuruar kinse imazhin e tyre dhe për të shtyrë sa më gjatë ditët e ekzekutimit të tyre në gijotinën e drejtësisë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu