Amerika po tredh politikanët e korruptuar.

0
“Prodigal Son” – As the team investigates a deadly robbery that garnered a cache of automatic weapons for the killers, they discover one of the perps is a classmate of Jubal’s son, who is reluctant to cooperate with the case, on the fourth season finale of the CBS Original series FBI, Tuesday, May 24 (8:00-9:00 PM, ET/PT) on the CBS Television Network, and available to stream live and on demand on Paramount+*. Pictured (L-R): Shantel VanSanten as Nina Chase, Jeremy Sisto as Assistant Special Agent in Charge Jubal Valentine, Katherine Renee Turner as Special Agent Tiffany Wallace and John Boyd as Special Agent Stuart Scola. Photo: David M. Russell/CBS ©2022 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved
Shkruan Zef Ndreka
Tredhja thjeshtë na shpëton nga fara e tyre për t’mos u shtuar, por duhet t’u “pritën” edhe kokat disave, e me to të bëhet instalacion artistik në galerinë e kujtesës popullore. Shën Pali e ka thënë 2000 vjet para: Hiqeni të ligun mes jush, ose “egjrën”, sepse tashmë është bërë gati për korrje.
Lufta në Ukrainë duket në pamje të parë se nuk ka mbajtur shumë në vëmendje objektivat e përcaktuara qartë të USA-ve për planin e tyre të shpallur për ardhmërinë e Ballkanit Perendimor.
Sigurisht që në plan të parë është dhe do jetë beteja, mbështetja gjithanshmërisht politike, ekonomike e ushtarake anti Putiniste, ku percaktohen zonat e influencës që lidhën me vjen e kuqe që janë qartazi tashmë nga gjithë bota: Demokracia dhe rregjimet diktatoriale.
Amerika sigurisht, bashkë me Europën nuk do e lëshojnë Ukrainën dhe nuk do lejojnë vazhdimin e konflikteve në zonat përreth siç është rrisku psh në konfliktin e Kosovës dhe vëndeve të tjera rrotull Serbinë, satelitit të Rusisë.
Vatrat e nxehta do të mund të shuhen vetëm me mjete politike, duke ndërhyrë fuqimisht dhe pa medyshje në tredhjen apo kastrimin e politikanëve anti perendimor.
Kështu, këtë proçes jetik për demokracitë e brishta dhe ardhmërinë e sigurte pro perëndimore, Amerika e ka nisur paksa më vonesë me shpalljen non grata të mbështet nga Anglia dhe që mund të pasohet edhe nga vënde të tjera të rëndësishme të Europës si Gjermani dhe Franca.
Për Shqipërinë  gjithë historia politike mbi 100 vjeçare na rezulton një mallkim që na ka ndjekur brez pas brezi. Dhe kjo jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shumë shtete tevtjera të vogla, pa fuqi ekonomike dhe pa peshë politike në rajon apo më gjërë.
E gjitha kjo, na bën seriozisht të besojme se mbi 2000 vite më parë, Bibla e ka gjetur saktë Izraelin si popull i zgjedhur.
Për Ballkanin, Amerikanët kanë zgjedhur Shqipërinë .
A nuk është kështu kur shikojmë kudo kriminelë e hajdutë me diploma e tituj shkencorë, por që nuk dinë te lejojnë apo të shkruajnë emrin e vet?! Por që mbetën talented për të ndërtuar skema korruptive me fondet e buxhetit, të ndërtojnë organizata kriminale psh si ajo e inçeneratorëve, ku janë kapur në vjedhje dhe vazhdojnë ende sot, të krijojnë grupe të fuqishme organizatash droge, vjedhje të pronave, të ujit , të detit etj.
Kjo bëhet më e rrezikshme kur hedh shikimin me tej ne Europë apo gjetkë , ku shikon monstra si komediani Zelenski , diktatorëve si Putini , çallmaxhinjt e lindjes së mesme , Kim Jongu-n , Erdoganin , Sadamët , Lë Pen etj .
Amerikës dhe shërbimeve të saj i duhet shumecte luftoje e të sakrifikoje si lidër botëror i demokracisë .
Bota nuk ka qene ndonjëherë me e kuqe se sot !
Bota është bërë e tëra shqalqi !
Kjo të lë përshtypjen se apokalipsi është shumë afër kështu . Ndaj duhet ndryshimi i madh .
Edhe vetë Zoti duket se , po hakmerret , sepse njerzit publik kanë ndërhyrë në punët e tij .
A nuk janë të tillë Himot , klonimet , vrimat e zeza , materja e zezë , universe paralele etj ?
Kjo tregon se kjo botë me politikanë sharlatenë ashtu si në Shqipëri po tallet me qelizen e vet krijuese, njeriun.
Pikërisht kjo po ndodh edhe në vendin tonë, ku qindra mijëra shqiptare çdo vit largohen për jetesë më të mirë.
Për shkak të gjeopolitikës, por më së shumti të politikanëve, Shqipëria dhe shqiptarët shumë pak kanë favancuar, krahasuar me të tjerët. Vetëm dhimbjet i kemi patur me shumicë.
Askush nuk është shqetësuar as shqetësohet për fatin tonë.
Ndaj për të prekur atë që politika amerikane ka përcaktuar qartë tashmë për ne, në politikën e jashtme të saj sidomos për Ballkanin Perëndimor, një nga fillimet e zgjidhjeve është tredhja e politikanëve, kastrimi përfundimtare i tyre.
Ky kastrim duhet mbështetur nga të gjithë, nga demokratët e socialistët, për t’a zhdukur mallkimin e mbetur të humbjeve të përherëshme.
Është koha, të vërtetën të mos e veshin me kostumit e mashtrimit e gënjeshtres.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu