Edhe këtë të mërkurë Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën kundër deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen Babale, seancë e cila duhet të mbahej në orën 14:00.
Seanca nuk do zhvillohet për shkak se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë. Po ashtu trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.