Lulzim Basha është distancuar prej kohës që la kryesimin e Partisë Demokratike por ai vijon të jetë shumë prezent në fjalimet akuzuese të Ilir Metës.
Edhe sot e përmendi, po kaq shpesh sa Edi Ramën, në takimin që pati me strukturat e PL-së, së Kuçovës. Sipas ish-presidenti ata të dy janë ende bashkë, në një qëllim.
Iu rikthye kohës kur ishte Presidentit dhe dekreteve për zgjedhjet e shkuara vendore, për të treguar se ç’do gjë ka qenë e koordinuar mes Ramës e Bashës.
“Ata kanë ardhur nga jashtë që të dy, sillen si kolonizatorët që merr ca të marrësh, por llogaritë i kanë bërë gabim, sepse pluralizmin nuk e shuajnë dot.