Situata në Kosovë dhe braktisja e institucioneve nga serbët, Albin Kurti mbledh qeverinë

0

Kryeministri Kurti ka mbledhur kabinetin e ministrave në godinën e qeverisë. Mbledhja e paparalajmëruar, zgjati më shumë se një orë, shkruajnë mediat kosovare.

Mbledhja vjen pas situatës së tensionuar, teksa serbët po vazhdojnë të largohen nga vendet e tyre të punës në institucionet e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fundjavës u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos dorëhiqen nga vendet e punës.

Ai pritet të flasë para mediave sot në orën 15:00, për situatën në Veri të vendit.

Sot gjatë ditës janë larguar nga puna zyrtarët serbë që punojnë në institucione të drejtësisë.
Para tyre kanë dorëzuar mandatet deputetët e Listës Srspka, ndërsa dje kryetarë të katër komunave në Veri të Kosovës, bashkë këshilltarë komunalë u larguan kolektivisht nga detyrat e tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të mos i lënë institucionet.

Mbrëmë, në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë tha se “Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë tejet shqetësuese dhe e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu