Faruk Ozer, do të ekstradohet në Turqi

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të ekstradojë drejt vendit të tij bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer.

Në momentin e dhënies së vendimit, Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore.

Ndërkohë vendimi u mor nga gjykatësi Elis Dine, për të cilin mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin nga gjykimi.

Shtetasi turk u arrestua në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që ai fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Hetimi dhe akuzat

Prokuroria e Stambollit ka në hetim 21 të pandehur në lidhje me skemën gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex.

Emri kryesor në hetim është CEO i kësaj platforme, Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz.

Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.

Sipas mediave turke, ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat në Turqi për “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrimit dhe pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg në total të të pandehurve nga 12.164 vite burg deri në 40.562 vite burg.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu