Kreu Aktualitet Sali Berisha thërret protestë më 6 dhjetor, ditën e Samitit të BE...

Sali Berisha thërret protestë më 6 dhjetor, ditën e Samitit të BE në Tiranë

0

Pasi u largua nga seanca plenare deputeti Sali Berisha nga oborri i Parlamentit deklaroi se populli opozitar do të vijë “në momentin e caktuar në Kuvend”, për t’i dhëne mesazh mazhorancës socialiste. Berisha paralajmëroi protestë në ditën kur do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë.

Ish-kryeministri tha se parlamenti është shndërruar në institucion ku vendosin grupet kriminale dhe për këtë arsye populli opozitar do të shkojë në Kuvend për të thënë fjalën e tij.

“Ky është parlamenti më disfunksional që ka njohur Shqipëria, më monist sesa parlamenti i vitit 1991, ku bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës. Na detyrojnë ne të dalim në platformë, lavdi Facebook-ut të komunikojmë me qytetarët”, tha Berisha për gazetarët jashtë Parlamentit.

Media afer tij njoftojne se Berisha ka vendosur si date te protestes 6 dhjetorin, dite kur ne Tirane mblidhet Samiti i BE.

“Në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë nja dy gjëra këtyre. Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të dhënë mesazh. Protesta nuk është vendosur akoma, do të vendoset brenda dy ditëve. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Unë nuk caktova datë, por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. Nuk ndërpritet më kjo”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu