Shkruan Bledian Koka
Ajo që po nddoh te porti i Durrësit nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga mënyra si qeveria trajtoi Portin e Durrësit. Pa garë. Shteti hodhi dhe vazhdon të hedhë lekë.
Njerëz të pushtetit janë në burg prej dallavereve që kanë bërë. Sot, ne kemi vendime që tregojnë se si shteti edhe pse do paguajë 450 mln euro, nuk mban përgjegjësi për faktin që ne nuk kemi incenerator. Dhe ne vazhdojmë paguajmë. Për shkak të mungesës së strategjisë, vizionit, po shkojmë drejt të njëjtës gjë, nuk do nxjerrim lekë nga xhepi, shpresoj, por do falim tokë, që është akoma më e rëndë se lekët. T’i japësh tokën e durrsakëve beut proksi të Arabisë, kjo nuk mund të ndodhë.
Alabbar në 7 shtator të këtij viti, u prit në një ceremoni nga Lukashenko dhe të njëjtat fjalë, lustra që kemi dëgjuar t’ia thotë Edi Ramës, i përdori edhe në takimin me Lukashenkon. Këta që flasin për rubla, po marrin tokën, nëse e marrim të mirëqenë që është Alabbar me fëmijët, dhe po ia japin njërit që është në biznes nga mëngjesi e deri në darkë me aleatin e Putin dhe këta na bëjnë moral dhe tregojnë me gisht rublat, në fakt si Minsku dhe Moska para përdorin rublën.